Taulant Balla, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të blejnë biletat për koncertin e reperit amerikan Kanye West, i cili pritet të mbahet më 11 korrik në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e ka cilësuar koncertin si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës, duke ftuar publikun të bëhet pjesë e spektaklit që sipas organizatorëve do të sjellë në Shqipëri një nga emrat më të njohur të industrisë globale të muzikës.
“Edhe 17 ditë. Më 11 korrik Ye (Kanye West) koncert në Tiranë. Ngjarja më e madhe e verës. Shqipëria bëhet qendra e botës së muzikës”, shkruan Balla në postimin e tij, duke shpërndarë edhe linkun për blerjen e biletave.
