Julian Ahmataj nis zyrtarisht aventurën te Skënderbeu, bardhekuqtë zbresin në fushë

Vjen dhe zyrtarizimi, Julian Ahmataj ia ka nisur sot nga puna si trajner i ri i Skënderbeut. Bardhekuqtë që në këtë sezon do të militojnë në elitën e futbollit shqiptar, zbritën në fushë për të filluar përgatitjet.

Ndërkohë po ditën e sotme, nëpërmjet faqes zyrtare, klubi i ka uruar mirë se ardhjen trajnerit të ri.

Ndër të tjera theksohet fakti se Ahmataj rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë.