‘O besëprerë futu brënda’/ Protestuesit kyçin në kuvend Peleshin e marrin me vezë

Tensionet janë shtuar pas përfundimit të seancës plenare, ku protestuesit janë grumbulluar pranë daljeve të Kuvendit dhe kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve zyrtare, përfshirë atë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Protestuesit nuk kanë lejuar automjetin me të cilin udhëtonte kryeparlamentari të largohej, duke krijuar një situatë të tensionuar në perimetrin e jashtëm të institucionit.

Gjithashtu, makina e tij është goditur me vezë dhe shishe me ujë, ndërsa protestuesit kanë brohoritur parulla kundër mazhorancës. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të krijuar një korridor sigurie, por situata ka vijuar të mbetet e tensionuar për disa momente.