Ndonëse kishin paralajmëruar se do të protestonin në orën 10 të mëngjesit të sotëm, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit rreth orës 9, në mesin e të cilëve thuhet se ka pasur dhe tensione.
Disa nga të pranishmit janë parë duke qëlluar me vezë në drejtim të makinës së kryeparlamentarit ndaj të cilit dhe kanë shpërthyer në ofendime. Ndërsa mësohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dukë shoqëruar disa prej tyre.
“Uo të q***** r***!” dëgjohen qytetarët.
Po ashtu, dhjetarë efektivë policia janë vendosur “gardh” para Parlamentit për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament e për të mbajtur situatën nën kontroll.
