“Nuk u rimartova”, rrëfimi i sinqertë i Prof. Mentor Petrelës…

Pas një karriere të jashtëzakonshme me rreth 20 mijë operacione në tru, neurokirurgu i njohur Prof. Dr. Mentor Petrela ka ndarë një rrëfim shumë personal për jetën e tij jashtë sallës së operacionit.

Në një intervistë televizive, ai foli hapur për sakrificat që i ka sjellë profesioni, duke pranuar se shumë herë familja ka mbetur në hije për shkak të përkushtimit ndaj mjekësisë.

Ai kujtoi me emocion humbjen e bashkëshortes nga kanceri i gjirit, një moment që ndryshoi jetën e tij dhe të vajzave të tij adoleshente në atë kohë. Petrela pranoi se kjo periudhë la pasoja të thella emocionale dhe fizike.

“U kam hyrë në hak shumë,” u shpreh ai, duke reflektuar mbi kohën e munguar me fëmijët e tij dhe pengjet që mbart sot.

Profesori tregoi gjithashtu se nuk e rimartoi jetën e tij, ndërsa theksoi se librat dhe leximi kanë qenë shoqëruesit e tij më të fortë në momentet më të vështira.

Një rrëfim i rrallë për suksesin, dhimbjen dhe çmimin e lartë të përkushtimit profesional.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.