Haaland trondit Brazilin, Norvegjia në çerekfinale të Kupës së Botës

Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë në debutimin e tij në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi norvegjez realizoi dy gola në fitoren 2-1 ndaj Brazilit, duke e çuar në shtatë numrin e golave të shënuar në vetëm katër ndeshje të turneut.

Falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Haaland, Norvegjia eliminoi pesë herë kampionët e botës dhe siguroi një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Anglisë dhe Meksikës.

Ylli i Norvegjisë po konfirmon statusin e një prej sulmuesve më të frikshëm në futbollin botëror, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një prej arritjeve më të mëdha në historinë e futbollit norvegjez. Me shtatë gola në katër ndeshje, Haaland është aktualisht një nga kandidatët kryesorë për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.