Ish banorja e ferma Vip kundër protestuesve: “Levizja juaj fashiste ,te papjekur…”

Ish-banorja e Ferma VIP, Malbora Gurra, ka reaguar publikisht përmes një videoje në rrjetet sociale, ku ka shprehur kritika të forta ndaj protestuesve dhe mënyrës se si, sipas saj, po zhvillohet lëvizja e tyre.

Në deklaratën e saj, Gurra e cilëson lëvizjen si “fashiste” dhe “të papjekur”, duke theksuar se protesta nuk duhet të shndërrohet në sulme apo presion ndaj njerëzve dhe bizneseve.

“Lëvizja juaj është fashiste, e papjekur. Unë kam jetuar për shumë vite në një vend demokratik, ku në thelb janë demokracia dhe liria”, shprehet ajo në video.

Videoja e Malbora Gurrës ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke ndarë opinionin publik mes atyre që mbështesin qëndrimin e saj dhe atyre që e kundërshtojnë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.