Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në Korçë, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Sipas informacioneve paraprake, viktima është 74-vjeçari Urim Hysolli, i cili nuk ka mundur të shpëtojë nga zjarri që përfshiu banesën.
Aktualisht kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.
Dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie por ende nuk konfirmohet.
Po ndërhyhet për tu bërë e mundur fikja e zjarrit e më pas grupi hetimor do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave.

