Mos u merrni me faturat e restoranteve, ngrihuni dhe ikni nëse çmimet janë të larta
Nga Mentor Kikia
Dikush kishte postuar këtë fature sot, nga nje restorant bregdetar ne Jug të vendit.
Duke pare çmimet dhe produktet, mund të them që janë shumë të larta për 90 % të shqiptarëve.
Cila është zgjidhja?
A mundet që çmimet këtij restoranti t’ia caktojë bashkia, që ti ketë më të ulëta?
Jo!
A mund të bëjmë ne një peticion, që ta detyrojmë pronarin ti ulë?
Jo!
A mundemi ne të bëjmë një lutje që ta prekim pronarin në shpirt dhe ti ulë?
Jo!
A mundemi ti bëjmë komente negative e t’ia “heqim yjet”?
Jo, nuk ka pse!
Ajo që duhet bërë është:
Ulu në tryezë, kërko menunë. Mos prano të të thotë kamarieri, “hë se ta them unë çfarë kemi”. Shiko çmimet dhe nëse nuk i përballon, mbylle menynë, çohu nga tavolina dhe shko tek një lokal që ka çmime më të përballueshme.
Ai është tregtar. Nëse ai gjen klientë që t’ia blejnë një vezë edhe 100 Euro, ai do ta shesë. Nëse nuk e ul çmimin dhe nuk ka as klientë, le ti hajë vetë.
A, nëse ai të mashtron, duke shënuar në menu “100 lekë” e në faturë ta shënon “1,000 lekë”, atëherë jo “komente negative”, por edhe denoncim në tatime, në polici, edhe në “OKB të shkoni”.
Pastaj, nëse biznesi po bën evazion fiskal(si kjo faturë jo-fiskale), po shman taksat etj, denoncimi këtu është detyrë qytetare dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet ta konsiderojnë çdo informacion.

