E rende në Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit…

Një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt privat në zonën e Kolonjës. Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec, punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin dhe përpunimin e drurit.

Ai kishte shkuar gjatë ditës së sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, kur një prej tyre është shkëputur dhe e ka zënë poshtë.

Për pasojë, 36-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.