Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj protestave rinore dhe qytetare. Berisha e ka cilësuar reagimin e pushtetit si një nga aktet më të rënda politike në historinë e vendit, duke pretenduar se janë angazhuar institucione shtetërore dhe struktura të administratës për të dobësuar dhe diskredituar protestën.
Sipas tij, lëvizja qytetare ka nxjerrë në pah, siç shprehet ai, “fytyrën e vërtetë” të qeverisjes së Ramës.
