Gazetari Mentor Kikia, I ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews Albania, ka argumentuar nismën “Besa” të cilëm nuk e sheh si program apo vizion ekonomik-shtetëror, por si riaktivizim i rrjetit klasik të patronazhistëve, militantë partie që shkojnë derë më derë, mbajnë shënim problemet e qytetarëve dhe krijojnë një marrëdhënie
“unë zgjidh hallin tënd, ti më jep votën”.
Ai e quan këtë “kushtetuta e patronazhistëve” dhe e sheh si diçka të rrezikshme për shtetin, sepse zëvendëson institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve pavarësisht bindjes politike me strukturën e partisë.
“Protesta dëshmoi se medias nuk kanë më vlerën që kishin sepse edhe pse janë e parë mediat e bojkotuan tërësisht protestë ajo arriti të ishte në çdo telefon. Rama e humbi kontrollin mbi algoritmin e rrjeteve sociale.
Në këto kushte Rama kuptoi që kishte humbur diç më të madhe se këto, kishte humbur besimin e qytetarëve, sepse shumë njerëz që deri në atë kohë kishin heshtur befas u çliruan.
I gjendur në këto kushte, reflektimi i Ramës në raport me protestën nuk është për të plotësuar ndonjë kërkesë nga ato që kërkojnë protestuesit, por po merr masat për të mbajtur nën kontroll votat.
Rama ecën me makinë llogaritëse, ai e di se kaq vota i vijnë nga diaspora, kaq vota i vijnë nga pensionistët që marrin 10.000 lekë shpërblim një muaj para zgjedhjeve, kaq vijnë nga qytetarët e elektoratit gri. Kjo llogari nuk i doli dhe në këto kushte lindi BESA.
Besa nuk është një strategji e re politike në raport me zhvillimin ekonomik për të bërë gati Shqipërinë e 2030-ës, për të forcuar shtetin dhe institucionet, për të krijuar një mjedis të ri social.
Besa është kushtetua e patronazhistëve. Rama e sqaroi qartë dhe befas u ndjeva i drithëruar nga ato që thotë, sepse është i sinqertë por është e frikshme në raport me shtetin.
Partia do të zgjidhë hallet e qytetarëve, partia do mbajë shënim, partia do i takojë qytetarët. Paria mbi gjithçka. I dha porositë makinerisë elektorale që PS ngriti dhe që i garanton votat, njerëzve që dinë se kush voton dhe si voton në çdo rrugë dhe në çdo lagje. Tashmë këta që mbledhin vota të rikthehen te qytetarët të mbajnë shënim, të mësojnë hallet e tyre edhe tua zgjidhin.
Një pritshmëri e imja ishte t ishte një qasje e re ekonomike, dhe besimi i qytetareve te institucionet. Patronazhisti është sekseri, Rama po përpiqet të vendosë kontrollin mbi votën. Patronazhisti do të lidhë besën me qytetarin, unë do të zgjidh hallin ti do më japësh votën.
Le votuesi shkohet një herë në katër vjet, sot Rama po shkon të sjellë sërish votat sepse nuk është në rregull me numrat. Aktivistët e partisë do të dalin derë më derë për të lidhur besën.”, u shpreh Kikia.
