Bardhekuqtë kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ennur Totre, i cili bëhet pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
29-vjeçari nga Tetova vjen me një eksperiencë të pasur në futbollin rajonal, por edhe në kampionatet e Ukrainës dhe Turqisë, duke sjellë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës.
Klubi e ka prezantuar lojtarin përmes një njoftimi zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese me fanellën bardhekuqe.
Afrimi i Totres konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin, ndërsa pritet që ai të japë kontributin e tij që në ndeshjet e para të sezonit.

