“Tre breza pa certifikatë ka munguar vullneti i shtetit”Koçeku i përgjigjet publikisht Erion Braçes…

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje nëse subjekti “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të, disponon certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku e ka kundërshtuar me ironi qëndrimin e Braçes, duke deklaruar se familja e saj jeton prej tre brezash në atë zonë, por ende nuk disponon dokumentacion pronësie.

Ajo ka ngritur pyetjen nëse përgjegjësia për këtë situatë i takon familjeve dhe banorëve të zonës apo shtetit, i cili sipas saj nuk ka zgjidhur problematikat e pronësisë ndër vite.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.