Teksa Korça përgatitet për Festën e Birrës, një prej aktiviteteve më të mëdha verore në vend, në rrjetet sociale po shtohen edhe zërat kritikë të qytetarëve, të cilët thonë se krahas festës duhet të ketë më shumë vëmendje për problemet ekonomike me të cilat përballen shumë familje.
Me nota ironie, disa qytetarë kanë komentuar se “pas Festës së Birrës, Bashkia duhet të organizojë edhe Festën e Varfërisë”, duke nënvizuar se rritja e kostos së jetesës, pagat e ulëta dhe emigracioni vazhdojnë të jenë shqetësimet kryesore të banorëve.
Sipas tyre, aktivitetet kulturore dhe turistike janë të rëndësishme për promovimin e qytetit dhe zhvillimin e ekonomisë lokale, por nuk duhet të lënë në hije sfidat sociale që prekin një pjesë të madhe të komunitetit.
Debati tregon se, përtej atmosferës festive, një pjesë e qytetarëve kërkojnë që vëmendja e institucioneve të përqendrohet edhe te përmirësimi i mirëqenies dhe cilësisë së jetës së banorëve ku ndihmat sociale ,kempet,papunesia te mos jete me keq se ne Pakistan .



