Një vjedhje është regjistruar gjatë mesnatës në qytetin e Korçës, më konkretisht në lagjen numër 16, ku mësohet se persona të paidentifikuar ende kanë thyer xhamat e një dyqani për të vjedhur prej tij para.
Pronarja e dyqanit mësohet se ka deklaruar për policinë se i janë vjedhur 1 milionë lekë të vjetra (100 mijë të reja) dhe disa steka me cigare.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjares duke hetuar, ka mundur të gjejë disa shenja gishtërinjsh teksa ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit/autorëve dhe ndalimin e tyre.
