Rama publikon pamjet: Avioni i parë zjarrfikës nis operacionet për shuarjen e flakëve

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur operacionet për shuarjen e flakëve në vend. Konfirmimi vjen nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe video nga operacioni për shuarjen e flakëve.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht.

RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren???? “shkruan Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.