Policia në ishullin e famshët të Mykonos ka arrestuar një 34-vjeçar grek , të akuzuar për vjedhjen e një çante Hermès dhe një ore Rolex me vlerë totale 75,000 euro nga një turist 29-vjeçar ukrainas.
Sipas ankesës së 29-vjeçarit ukrainas, i akuzuari, i cili e transportoi atë me automjet në rrugën provinciale Mykonos – Ano Meras, kërkoi dhe mori sende personale me vlerë të madhe si kolateral, me qëllim sigurimin e pagesës për udhëtimin drejt akomodimit të tij në Elia.
Ukrainasi i dorëzoi shoferit:
– një çantë dore për femra Hermès, me vlerë 15,000 euro, dhe
– një orë dore luksoze Rolex Day-Date, me vlerë 60,000 euro.
Në orën 06:20 të mëngjesit, shoferi grek, duke përfituar nga fakti që 29-vjeçari doli nga automjeti, shpejtoi dhe u zhduk, duke e braktisur në vendngjarje dhe duke mbajtur sendet me vlerë në posedim të tij.
Policia e Mykonosit përdori informacionin që kishte në dispozicion dhe e lokalizoi 34-vjeçarin në zonën e Agios Stefanos. Në kontrollet e kryera si në automjetin e tij ashtu edhe në akomodimin ku ai po qëndronte përkohësisht në ishull, nuk u gjetën mallrat e vjedhura raporton Protothema.
Megjithatë, sendet u gjetën të fshehura me kujdes nën shkëmbinj, në një zonë të hapur pranë Kishës së Agios Patapios.
