Skënderbeu fiton 2-1 ndaj Kukësit, Totre hyn dhe bën diferencën…

Skënderbeu triomfoi me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Korçë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi mesfushori Braga shpërdoroi një penallti për Skënderbeun në minutën e 37-të, goditje që u ndal nga portieri i Kukësit, Amarildo Dervishaj.

Në pjesën e dytë, hyrja e Ennur Totre ndryshoi gjithçka.

Mesfushori asistoi nga goditja e dënimit për Shaqen në minutën e 47-të që shënoi me kokë, si dhe nisi aksionin e golit të dytë të realizuar nga Velichkovski në minutën e 63-të. Kukësi u përgjigj menjëherë me Demircan që shfrytëzoi një gabim në mbrojtje, por pa arritur të barazonte shifrat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.