Me një dhimbje të papërshkrueshme, do t’i jepet ditën e nesërme lamtumira e fundit 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili dje u qëllua për vdekje me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë Kristjan Sterjo. Korcablog.com mëson se ceremonia mortore e të riut do të zhvillohet gjatë mesditës së të nesërmes në varrezat e qytetit të Korçës.
Në kuadër të hetimeve, janë shoqëruar për në polici 10 persona, pjesa më e madhe prej tyre të njohur të viktimës. Grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Ndërsa ditën e nesërme familja Zuko do të përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre.
Korcablog.com i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

