“Në shtator,Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti: “Deputetët mos të nisen për të shkuar atje”

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë, paralajmëroi një pjesëmarrje edhe më të madhe në muajin shtator.
Lika tha se pushteti është i frikësuar nga numri i qytetarëve që pritet të marrin pjesë në protestat e ardhshme.

Në shtator do të jemi edhe më shumë, këtë e di dhe pushteti, ndaj është frikësuar. Prej ditës së fundit të Parlamentit e deri më sot, i kemi vezët gati.

Ai Parlament, në shtator, do të jetë i popullit dhe ata as të mos nisen për të shkuar”, u shpreh aktivisti para protestuesve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.