Sapo kishte mbërritur për pushime, emigranti përplaset me ambulancën e Korçës

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Maliq – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Nga informacionet, bëhet me dije se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të autoambulancës së Spitalit të Korçës, ku ka goditur një mjet me targa greke, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit tip “Nisan”

Është bërë dërgimi me urgjencë e emigrantit shqiptar që sapo ishte kthyer në atdhe për pushime ndërsa burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, fatmirësisht, në ambulanca nuk ka patur persona të sëmurë që po transportoheshin, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime serioze.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.