Lojtari i ndeshjes në Shkodër/ Bismark: “Skënderbeu është për titull”

Çarls Bismark i ka çuditur sot të gjithë në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, pasi sulmuesi i korçarëve, luajti një pjesë të madhe të ndeshjes si mbrojtës. Më pas ai doli në sulm dhe ishte protagonist duke shënuar golin e barazimit.

Kjo është shtëpia ime. Në sezonin e kaluar isha lojtar këtu dhe jam mësuar me këtë stadium dhe ishte OK për mua.

Në mbrojtje? Ky është futbolli, disa herë nuk i dihet ku do të luash. Duhet të jesh i përgatitur për gjithçka. Sulmi është pozicioni im, isha më mirë kur dola para.

Kthimi te Skënderbeu?

Ne kemi lojtarë të rinj dhe luftojmë që të jemi në gjashtëshen e parë dhe të luftojmë për titullin. Dua të shënoj, duhet të shënoj. Në sezonin e kaluar nuk luajta shumë. tani jam i fokusuar të luaj dhe shënoj më shumë,

Shkodra apo Korça?

Unë i dua të dyja”, tha Bismark për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.