Dashamir Shehi shpërthen ndaj Ramës: “Po bën si Enver Hoxha nga fundi, sajon Pleniume…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi mbledhjet e Edi Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, duke i krahasuar me pleniumet e Enver Hoxhës. Shehi tha se këto janë “burokraci partiake” pa vlerë dhe se Rama nuk ka më çfarë të sajojë.

”Këto që bën Rama janë burokraci partiake që nuk kanë më vlerë.

Nuk ka çfarë sajon më. Këto janë si sajesat e shokut Enver nga fundi, sajonte pleniumi i katërt për tufëzimin”. Shehi kritikoi edhe PD-në për të ashtuquajturën “ripërtëritje”, duke e lidhur atë me mungesën e ndryshimeve reale.

Si është ripërtëritje kur je po ti. Ripërtëritesh një herë, dy herë, tre herë”. Sipas tij, edhe mazhoranca po përdor emërtime të reja pa përmbajtje. ”Rama nxjerr tani ‘Besën’, ‘Pasqyrën’… emra kot, emra bosh. Rama është në pozitë të vështirë. Kur pushteti bëhet kaq i gjatë, nuk ke më çfarë sajon”.

Shehi kritikoi edhe mënyrën se si shpërndahet rritja ekonomike, duke deklaruar se ajo nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët. ”Edhe regjimi i këtij nuk prodhon më sepse ajo pak rritje nuk rishpërndahet në popull”.