Skënderbeu sjell talentin e ri/ 20-vjeçari i Kombëtares së kongos “Bardhekuq”

Skënderbeu ka bërë zyrtar afrimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Klubi korçar ka njoftuar se Dechan Rayan Moussavou është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës “bardhekuqe”.

20-vjeçari është një futbollist me perspektivë dhe pjesë e Kombëtares së Kongos, duke sjellë kështu një tjetër alternativë të re në organikën e Skënderbeut.

Moussavou pritet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin korçar, teksa do të kërkojë të tregojë vlerat e tij me fanellën bardhekuqe.