Një lajm trishtë ka ardhur nga qyteti i Kukësit, ku sipërmarrësi i njohur në qytetin Verilindor, Dritan Germizi, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare. Dritan Germizi ishte një biznesmeni i njohur në Kukës, pasi ishte pronar i një supermarketi në qendrën e qytetit.
Lajmin e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, vëllai i sipërmarrësit, Xhadi Germizi, i cila ka njoftuar miqtë dhe të afërmit e tyre për ndarjen nga jeta të biznesmenit. Më tej ai shkruan se Drtiani do të ngelet përgjithmonë në zemrat e tyre.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllaut tim të dashur, Dritan Islam Germizi.
U prehsh në paqe, vëlla.
Do të mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruan Xhadi Germizi në Facebook.

