Mes lotësh, Xhoni zbulon të vërtetën: “Jam djali i Franc Konomit, te fortit te Tiranes më kanë bërë atentat dy herë”

Për herë të parë në një media shqiptare, Johnny e thotë hapur se është djali i Franc Konomit, një ndër personazhet problematikë me drejtësinë, të konsideruar si “të fortë” në Tiranën e fillimviteve ’90, i cili u ekzekutua në një atentat në korrik të vitit 2010. Që nga ajo kohë, familja e tij, bashkëshortja Rovena me djalin Johnny dhe vajzën Françeska, janë shpërngulur përfundimisht në Gjermani nga frika e ndonjë hakmarrje.

Pavaresisht asaj që thuhej për të atin, Johnny e ka vuajtur shumë faktin që nuk e ka ndier kurrë praninë e një mashkulli në familjen e tij e mbi të gjitha që nuk ka mbiemrin e Francit por atë të të ëmës.

Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.

Xhoni: Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri.

Ardit Gjebrea: Çfarë do me thënë?!

Xhoni: Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti.

Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë.

Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha

Eni Çobani: Ai iku shumë shpejt.

Xhoni: Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë.

Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90.

Franc Konomi
Franc Konomi