Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë sot në Kuvend një premtim. Ajo u shpreh se Pet Scan-i do të sillet në Onkologjik në janar të vitit 2027, nëse kjo nuk arrihet, Spahiu jep fjalën që do të heqë dorë nga detyrë ku sapo është emëruar.
Në janar nis Instituti i Onkologjisë, në janar 2027 o e sjell atë Pet Scan-in ose jap dorëheqjen, ja ku po jua them këtu!
Në praktikë çdo rast onkologjik shqyrtohet nga një grup multi disiplinar. Kjo do të jetë normë, ka qenë, nuk kam bërë asgjë të re o shokë më besoni, vetëm kam vënë hallkat të lëvizin më shpejt.
Është vendimi i ish-ministres. Kjo gjë do të funksionojë, kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që identifikoni që nuk bëhet sipas protokollit, të na ndihmoni. Mos u merrni me emra grash sepse do të ngeleni me damkë”, tha ajo.
Këtë deklarata të ministres erdhën në interpelancën e kërkuar nga deputeti i PD-s, Bardh Spahia.
