Degradon sherri në Pogradec, nxirren th*kat, plagoset një person…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në shpatull.

Ai është transportuar drejt ambienteve të spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit. Dyshohet paraprakisht se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e incidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.