Një konflikt familjar mes dy kunatave është regjistruar në qytetin e Korçës, ku dy gratë dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen M. R., 58 vjeçe, banuese në Korçë. Ndërkohë, ndaj shtetases K. R., 43 vjeçe, gjithashtu banuese në këtë qytet, ka nisur procedimi penal.
Sipas informacionit të policisë, 43-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Autoritetet do të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
