Të huaj jemi – Ismail Kadare

Te huaj jemi ne prej kohesh,
C’ish per t’u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper endrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Po kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe del vec ti

E dita vjen. Rrjedh prape jeta.
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

Rikthehet Elvana Gjata, zbulon surprizën e bujshme nga Gjermania (Video)

 

Ka ardhur koha që këngëtarja Elvana Gjata të rikthehet me një super projekt.Këtë lajm ka qenë vetë bukuroshja që e ka bërë të ditur.

Elvana ka publikuar në Instagram disa video, ku ndodhet në Gjermani dhe po punon për këngën më të re.

Në postimin e saj Elvana shkruan ‘Mama’ duke lënë të kuptohet se kënga e saj e re do të mbajë këtë titull.

https://www.instagram.com/p/B4zR-LinXf0/?igshid=10kxd1tl67qwn

Kujtojmë se pak ditë më parë, këngëtarja zbuloi edhe disa foto ku tregonte se ishte duke xhiruar një klip.

https://www.instagram.com/p/B1UWQyxnWTd/?igshid=eoci4zo7whl0

Mot i keq në Korçë- Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra!

 

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut prej pasdites së djeshme kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Sipas të dhënave nga OSHE mbi 60 punonjës janë në terren për eleminimin e difekteve të energjisë elektrike, ku përfshihet zona e Barcit, pjesa veriore e zonës industriale të qytetit të Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të malësisë së Gores, Moglices dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.

Situata më e vështirë paraqitet në Qinam të Kolonjës, pasi nga reshjet e shiut është shembur kabina elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimi të gjitha pajisjet dhe transformatorin e fuqisë. Ka probleme edhe në disa fshatra të Pogradecit nga Petrusha, Podgozhani dhe Udenishti.Top channel