Remo Girone, ka lindur më 1 dhjetor 1948 në Asmara, Eritrea, Afrikë.I biri i një emigranti nga Eritrea, që ka qen koloni italiane e Afrikës nga viti 1890 – 1947, Remo Girone lind edhe kalon fëmijërinë në Asmara.
Kur ishte 13 vjeç transferohet në Roma për studimet. Pas gjimnazit, vazhdon universitetin për ekonomi, por e braktis atë.
Regjistrohet në Accademia Nazionale d’Arte Drammatica Silvio D’Amico për aktrim.
E njohim me rolin e Tanos, tek filmi serial Oktapodi.
Disa fraza të tij në filmin Oktapodi në rolin e Tanos: “Unë do jap një rritje ekonomike të Italisë, që asgjë s’do jetë më si para : do jetë sikur të kalosh nga i Testamenti i Vjetër, në atë të Ri.” (Oktapodi 4),
“Të çmendurit janë njerëzit më të mirë të Botës.” (Oktapodi 5),
“Nga kjo toke do dalin, lule të së keqes, të bukura dhe të egra.” (Oktapodi 7), “Fuqia është i vetmi Zot që unë kam besuar.” (Oktapodi 10).
Filmografia
Boogie Woogie (2009/II) (filming)
Italians (2009) …. Roviglione
Le ali (2008) (TV) …. Giuseppe Paglia
Misstake (2008) (credit only) …. Giovanni
“Kommissar Rex” …. Franco Mantovani (2008)
Peopling the Palaces at Venaria Reale (2007) …. Sekretari
Il sole nero (2007) …. Anatomopatologo
… aka Black Sun (International: English title) … aka Il sole nero (France)
Il 7 e l’8 (2007) …. Mimmo Barresi
Ne touchez pas la hache (2007) …. Le confesseur au couvent
… aka The Duchess of Langeais (Canada: English title) (USA: new title) … aka Don’t Touch the Axe (International: English title) … aka La duchessa di Langeais (Italy)
Cri, mini: Mo, rte di un confidente (2007) (TV) …. Veronesi
“Questa è la mia terra” (2006) TV mini-series …. Umberto De Santis
Quijote (2006) …. Mo, rte
Il grande Torino (2005) (TV) …. Ferruccio Novo, il presidente del Torino
Persona non grata (2005) …. Consul
“Psyco: Delitti per gioco” (2005) TV mini-series …. Detective Alfredo Lanzi
“Sospetti 3” – Dyshime 3 (2005) TV mini-series …. Avv. Villani
“La bambina dalle mani sporche” (2005) TV mini-series …. Celeste Cucchi
“O la va o la spacca” (2004) TV mini-series
“Diritto di difesa” …. Cosimo Valieri (26 episodes, 2004)
A/R andata+ritorno (2004) …. Padre di Dante
Stauffenberg (2004) (TV) …. Generaloberst Ludwig Beck
… aka Operation Valkyrie (Germany: DVD title) Una vita in regalo (2003) (TV) …. Manassero
The Tulse Luper Suitcases, Part 1: The Moab Story (2003)
… aka Las maletas de Tulse Luper: La historia de Moab (Spain) … aka Le valigie di Tulse Luper – La storia di Moab (Italy)
La surface de réparation (2002) (TV) …. Bojko Blavic
Heaven (2002/I) …. Filippo’s Father
… aka Heaven (France) (Germany)
Per amore (2002) (TV) …. Giacomo Kraus
Per finta e per amore (2002)
… aka Bella e impossibile (Italy)
Sa mère, la pute (2001) (TV) …. Paolo
“La piovra 10” (2001) (TV) …. Tano Cariddi
“Sospetti” – Dyshime (2000) TV series …. Avv. Villani (2000)
… aka “Suspects” (International: English title: informal literal title)
La seconda ombra (2000) …. regjizor
Mo, rte di una ragazza perbene (1999) (TV) …. Comm. Giovanni Volterra
Li chiamarono… briganti! (1999)
… aka Brigands (International: English title) … aka Briganti
“Caraibi” (1999) TV mini-series …. Count Cornero
… aka “Pirates: Blood Brothers” (Canada: English title: DVD title) (USA: DVD title) … aka “Piraten der Karibik” (Germany)
L’amore oltre la vita (1999) (TV) …. Tazio
Un taxi dans la nuit (1998) (TV) …. Orsini
L’elefante bianco (1998) (TV) …. King Shai
… aka Der weiße Elefant (Germany) … aka L’eléphant blanc (France) … aka The White Elephant (USA: literal English title)
Giochi d’equilibrio (1998) …. Andrea ’97
Marquise (1997) …. Jean-Baptiste Lully
Fantaghirò 5 (1996) (TV) …. Nameless
… aka Cave of the Golden Rose V (International: English title)
“Dio vede e provvede” (1996) TV series …. Don Caracciolo
La signora della città (1996) (TV) …. Joe Nicolosi
… aka Witness Run (International: English title)
Mo, rte di una strega (1995) (TV) …. Il fotografo
Servo d’amore (1995) (TV)
“La piovra 7 – Indagine sulla mo, rte del comissario Cattani” (1995) TV mini-series …. Tano Cariddi
… aka “Allein gegen die Ma, fia 7” (Germany) … aka “The Octopus 7” (Australia)
Laura (1995) (TV)
Vörös Colibri (1995) …. Abadze
… aka Colibri rosso (Italy)
Dietro la pianura (1994) …. Paolo Brentano
“Charlemagne, le prince à cheval” (1993) TV mini-series …. King Desiderius
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga bota.
Ka një javë që kryeqyteti gjerman, Berlin është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kryesore që shënojnë festimin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Më shumë se 200 aktivitete gjatë gjithë javës janë zhvilluar në këtë qytet që nga e hëna.
Sot në Berlin zhvillohet ceremonia kryesore festive me pjesëmarrjen e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelares Merkel dhe personaliteteve të ndryshme politike nga bota. Presidenti Steinmeier ka ftuar në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit edhe presidentët e Polonisë, Hungarisë, si edhe Çekisë e Sllovakisë, asokohe të bashkuar në Çekosllovaki. Zhvillimet në këto vende socialiste, luajtën atëherë një rol të rëndësishëm edhe në rënien e Murit të Berlinit.
Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive.
Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën.
Bashkimi kërkon kohë
Bashkimi i Gjermanisë, sipas kancelares Merkel do të kërkojë më shumë kohë, se mendohej. “Tek disa, ku u mendua se Lindja dhe Perëndimi do të bëheshin njësoj, duket sot se ka për të zgjatur një gjysmë shekulli e ndoshta edhe më shumë, tha Merkel për gazetën gjermane, “Süddeutschen Zeitung”. Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanolindorë, Christoph Hein kritikoi mënyrën si u krye bashkimi.
“Nuk pati bashkim, por një anëtarësim, që mund ta quash edhe aneksim”, tha ai për gazetën “Neues Deutschland” të shtunën. Megjithë zërat kritikë, më shumë se dy të tretat e gjermanëve e quajnë rënien e Murit si rast fatlum. Ipeshkvi i Kölnit, kardinali Rainer Maria Woelki shprehet në radio se “më 9 nëntor 1989 ishim populli më i lumtur i botës.”
Në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut me artistë nga bota dhe ku flasin edhe dëshmitarë të kohës.
Në disa vende të shtunën, si në kishë, “Zion -Gethsemanekirche”, në Galerinë e njohur si East Side Gallery dhe në Qendrën e Stasit kujtohet revolucioni paqësor, që solli kthesën në historinë gjermane. /DW/Burimi Telegrafi.com
Sot eshte 102 vjetori nga vdekja e Themistoli Gërmenjit, një nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të qytetit të Korçës që njihet ndryshe me shumë epitete, për bukurinë, kulturën dhe historinë e saj të pasur.
Ai është një nga patriotet më veprimtarë të rilindjes kombëtare, i cili luftoi me të gjitha mënyrat për lirinë e Shqipërisë.
Busti i Themistokli Germenjit
Ai u ekzekutua në 9 nëntor të vitit 1917 nga francezët, që ishin forcë kryesore aty, nga blloku i Antantës në Luftën e I Botërore.
Korça gjatë asaj kohe ishte e pushtuar nga Franca. Një lloj pushtimi i dëshirueshëm për kulturën dhe frymën që solli. Korça ndryshe u quajt dhe ‘’Parisi i vogël’’ dhe vetë korçarët e mirëpritën këtë lloj pushtimi, u vinte për hise për vetë kulturën që përcillte Franca, për frikën e një pushtimi të mundshëm të grekërve që prisnin në kufi të Shqipërisë.
Themistokli Gërmenji lindi në Lindi në Korçë në 1871, në një periudhë të rrezikshme kur Shqipëria pritej të sulmohej nga të katër anët e saj. Me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i ati, ishte patriot dhe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, i cili u vra në Thrakë.
Veprimtaria e Themistokli Gërmenjit me vëllain nis në qendrën e vilajetit, në Manastir ku hap hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908. Përveç shërbimeve bënte dhe veprimtari kombëtare letrare, që u mbajt në hotelin e tij si dhe në organizimin e Kongresit të Manastirit.
Kur filloi Lufta Ballkanike emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Në 1916 bashkëpunon me autoritetet bullgare në shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. Gjë që do i kushtojë shumë.
Në pejizazhin e një lufte ndërluftuese të shteteve ballkanike me fuqitë e mëdha ku grekët donin të ishin dominues me gjeneralin Venizellos në Selanik, dhe pas përpjekjes së çetës së Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Korça në këtë kohë e pushtuar nga francezët ishte mollë sherri dhe rrezik i madh për ta pushtuar Greqia.
Francezët bien dakord me Themistokli Gërmenjin pas traktativave të fshehta si edhe me grekët për dominimin e asaj zone.
Më 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen komandant i garnizonit francez në qytet. Populli e përkrahu.
Nënshkroi protokollin e 10 dhjetorit 1916 për shpaljen e Korçës Republikë Autonome. Gjë që në kushtet e sotme duket pak për të qeshur, si dhe në kontekstin e kohës ku mbrujteshin metodat e konceptit të komb-shtetit, megjithatë ajo ishte një nismë për të shpëtuar Korçën nga pushtimi sesa për ta shpallur atë republikë.
Madje shumë të rinj të asaj kohe shprehen në dëshmi se do të donin një pushtim afatgjatë të francezëve ‘’të kulturuar’’ për një ‘’Paris të vogël’’ në ombrellën e një France të fuqishme. Nismat e pushtuesve francezë në Korçë mirëpriteshin.
Që kur futet Themistokliu në Korçë i drejtohet autoritetetit popull si shpëtimtar dhe drejtues i tij. Me këtë rast u përfitua dhe kohë sepse rreziku më i madh vinte nga grekët që kishin pretendime të aneksimit të Shqipërisë së Jugut.
Që sa erdhi ai administroi suksesshëm institucionet e policisë, Prefekturën. Ngrihet flamuri kombëtar. Fillojnë veprimtaritë, hapen 60 shkolla shqipe, ngrihen ura, përmirësohen rrugë, stabilizoi rendin, sigurinë, gjendjen sociale, financat, funksionoi gjykata. Në këtë bashkëpunim shqiptaro-francez u shtypën karmonedha dhe pulla. Në një farë mënyre stabilizoi ‘’Republikën e tij të pavarur’’. Megjithatë në vitin 1917 loja diplomatike ndryshon. Marrëveshjet e hapura dhe të fshehta janë shumë të shpeshta në luftën e I Botërore midis shteteve. Franca bashkëpunon me Greqinë dhe mendohet se Korça t’i lihet grekërve.
Pas largimit të kolonel francez nga Korça Descoins, në maj të vitit 1917, Themistokli Gërmenji akuzohet si bashkëpunues austro-hungarez dhe bullgar dhe pushkatohet.
Ai u akuzua si tradhëtar, gjë që Themistokli Gërmenji nuk e pranoi deri në vdekje. Për interesat e Greqisë me Francën Themistokli Gërmenji ekzekutohet me Qamil Panaritin.
Franca ka kërkuar falje në vitin 1998 për këtë figurë të shquar që luftoi pamasë në çështjet e Shqipërisë dhe të vendit të tij. Ambasadori Francez në Tiranë i asaj kohe vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë.
Presidenti Nishani e dekoron atë pas vdekjes si patriot të shquar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Megjithatë, historia e kësaj figure të shquar kombëtare të lëvizjes kombëtare ka shumë akoma për t’u eksploruar.
Skënderbeu mposhti Bylisin me rezultatin 2-3 në një përballje dramatike. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin “Gol pas Goli” pas këtij takimi, duke deklaruar:
Ndryshimi i skemës – E kishim punuar gjatë gjithë javës. Mungesat e shumta ndikuan në ndryshimin e skemës. Menduam që të kalonin në një mbrojtje me 3. Nuk e kishim praktikuar ndonjëherë. Për herë të parë në formacion luante Vitija dhe Elezi. Sakrifikuan Krasniqi dhe Pëllumbi. Gjithë javës kemi punuar me këtë mënyrë loje.
Ilir Daja
Përmbysja e Bylisit- Sot nuk ishte shumë zgjedhja taktike, por dëshira për ta fituar. Përballë kishim po të njëjtin ekip që element kryesor ka motivimin maksimal. Kjo lojë ishte e luftuar, do dilte fitimtar ai që do shfrytëzonte rastet. Na buzëqeshi fati sepse edhe kërkuan. Meritën e kanë pasur lojtarët për fitoren e sotme.
Analiza e lojës – Ballshi shtyhet shumë parapara me 2 ekranet dhe krijon shumë boshlliqe midis linjës së mbrojtjes me linjën tjetër. Sot e kishim punuar për të shfrytëzuar topat mbas shpine me Bregun edhe Grepshin. Krasniqi nuk ishte i mundur për të këruar topat mbas shpine. Krasniqin e lamë 9 fallso. Na rezultoi pozitive.
Merzitja në momentin e përmbysjes- E rëndësishme është që fituam. Na duhej për moral dhe për të vazhduar përpara. Një humbje tjetër do na rëndonte shumë gjendjen psikologjike. Me erdhi keq te goli i dyti i pësuar. Nuk ishim të kujdesshëm për ta neutralizuar atë gol. Brenda lojës gjithmonë janë të 3-ja rezultatet. Jemi të kënaqur nga fitorja, pranojmë rezultatet që prodhon ekipi.
Ballshiotët e Dovedan, vijnë në këtë përballje, me moral të lartë, teksa do të kërkojnë vijimin e ecurisë pozitive, pas triumfit në transfertë ndaj Vllaznisë. Ndërkohë nga ana tjetër, korçarët nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa në 4 sfidat e fundit kanë regjistruar 2 humbje dhe 2 barazime.
Një ndeshje me emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Bylisit dhe Skënderbeut që përfundoi në shifrat 2-3.
Por njëkohësisht minutat e fundit do të ishin edhe minutat dramatike…atje ku filloi dhe perbysja e dyfishte….!
Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje.
Trajneri Daja, ka ndryshuar skemë në këtë përballje, duke hedhur në fushe rreshtimin 5-4-1.
88′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-3/ Çfarë përballje! Emocione pafund në “Adush Muça”! Korçarët përmbysin rezultatin me Gripshin, pas një kundërsulmi vrastar! Shtangen vendasit!
86′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2/ Dejvi Bregu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!
79′ GOOOOL BYLIS 2-1/ Fantastik Jurgen Goxha, i cili realizon një supergol me roveshatë duke përmbysur rezultatin!
74′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat, shënon kapiteni Valentino Murataj! Pas një harkimi të Peposhit, Goxha devijon me kokë, topi i del Muratajt, i cili e shtyn drejt rrjetës, duke mposhtur portierin Koliçi.
67′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha autori i golit Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon.
67′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet në këndore.
48′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Bregu dhuron spektakël nga e dajthta, harkon në zonë për Krasniqin, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por ndalet nga portieri Hidi!
45+2′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Blerim Krasniqi realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh korçarët!
45+2′ Penallti për Skënderbeun! Peposhi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bregut, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për Skënderbeun!
21′ Penallti për Bylisin! Ndeki ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Peposhit, për gjyqtarin Bastari nuk ka dyshime, penallti për vendasit dhe karton i verdhë për futbollistin e Skënderbeut!
20′ Ndeki avancon bukur dhe provon të shënojë nga distanca por jashtë kuadratit!
18′ Goxha provon të shënojë me kokë, por gjuajtja e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit.
17′ Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!
14′ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi. Harkon Bregu, grushton portieri Hidi!
10′ Goxha përplaset me Krasniqin në mesfushë, për fat të mirë gjithçka kalon pa probleme, teksa të dy futbollistët rikthehen sërish në lojë!
7′ Dominim i vendasve në këto minuta të para, të cilët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut!