Një 18-vjeçare është përplasur vetëm pak minuta më parë nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit.18-vjeçarja po transportohet drejt spitalit me urgjencë.Mësohet se vajza ka qënë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

18-vjeçarja po dërgohet në spital ku bëhet me dije se nuk ka asnjë rrezik për jetën, po ka marrë disa dëmtime.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
