Shtyhet data e përgjigjeve: A do të ndikojë kjo tek Lotaria Amerikane?

Disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi për shtyrjen e datës së përgjigjeve të Lotarisë Amerikane. Përgjigjet, nuk do të merren më 5 maj, por më 6 qershor.Diçka e tillë ka ngritur pikëpyetje dhe dilema tek aplikuesit, por Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije se shtyrja e datës nuk do të ketë asnjë ndikim negativ tek Lotaria.

“Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Pas kësaj date, për të parë nëse janë përzgjedhur, aplikuesit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.