Çifti që udhëton nudo nëpër botë (FOTO)

Çiftin belg Nick dhe Lins De Corte, pandemia e koronavirusit e gjeti në Meksikë, duke mos pasur mundësi të kthehen në Evropë.Ata janë naturalistë, e kanë zgjedhur të eksplorojnë botën krejtësisht nudo. Ata i dokumentojnë këto aventura në blogun e tyre online. Pasi kufizimet e COVID-19 nisëm të lehtësoheshin, çifti u rikthye në Evropë, për të rinisur aventurat e tyre. menjëherë ata shkuan në Honduras, Portugali, e madje eksploruan nudo pyjet e Amazonës.

Gjithashtu pjesë e guidës së tyre ishte dhe Franca, duke qenë se vendi ofron shumë hapësira për nudistët.


Ne shkuam në Francë para disa kohësh dhe ishte një përvojë e shkëlqyeshme. E kemi vizituar edhe disa herë më pas dhe e them pa drojë, ishte vërtetë një eksperiencë unike. Franca të jep hapësira të bollshme për nudistët, ka kampe nudiste, aktivitete, gjithçka që duhet”, tha Nick për CNN.

Çifti De Corte, e kanë hapur blogun e tyre online, për një qëllim fare të thjeshtë, të zhbëjnë paragjykimet që rrethojnë nudistët.

Ekzistojnë disa paragjykime. E para ka të bëjë me seksin, njerëzit e cilësojnë tabu të qëndrosh i zhveshur në grup pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh”, shtoi më tej Nick.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.