Dita e katert e mbylljes nga pandemia, vijon të rritet numri i viktimave dhe i personave të infektuar nga COVID-19 në Greqi.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2383 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 60.570.
Sot janë bërë publike edhe 41 humbje jete të tjera të regjistruara duke shkuar kështu në 866 vdekje gjithsej në vend nga coronavirusi që në nisje të pandemisë.

