Tronditet vendi /Ekzekutohen dy vëllezër në Zvirinë të Korçës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën dhe mbarë opinionin publik.Dy vëllezër janë gjetur të vrarë me armë në fshatin Zvirinë të Korçës në vendin e quajtur ‘Kisha e Vogël’.Dy vëllezërit janë Andi Olldashi, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, nga Pogradeci.Ata ishin larguar nga shtëpia e tyre që në datën 7 dhjetor dhe janë gjetur mesditën e sotme të vrarë.

Njoftimi i Policisë së Korçës:


Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kisha e vogël’, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.