Basha nga Elbasani: 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët

Me dy gishtat lart, thirrje dhe brohoritje. Lulzim Basha është pritur me entuziazëm ditën e sotme në Elbasan. Qytetarët kanë mbushur bulevardin me thirrjet “Rama Ik” dhe “Basha kryeministër”. “Lulzim Basha, ku je o burrë shteti, hajde mret, mret”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve për liderin demokrat.

Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha se ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptarë, për çdo familje shqiptar po afron !


“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja. Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!”,– tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.