Rilindja terhiqet :ABC-ja”, rikthehet tek Mësonjtorja/ Në muze rikthehen edhe bankat historike…

Opinioni Publik Shqiptar por edhe Korca Blog ka patur reagim të fortë duke krijuar edhe peticion për “Heqjen e emrit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, uljen e statusit nga “Muze kombëtar i arsimit” në muzel lokal dhe heqjen e veprës së artit “ABC, pendë, kallamar dhe kartë” që synonte identifikimin së jashtmi të institucionit si kujdestar kryesor i Gjuhës shqipe, shtyllë kurrizore e sistemit arsimor shqiptar produkt i Rilindjes Kombëtare.


Heqja e veprës së artit ABC, pendë, kallamar dhe kartë nga oborri varfëronte karakterin kombëtar të buleverdit të Korçës. Në guidat turistike, në harta, në libra, në fletëpalosje, në webfaqet zyrtare nuk do të ekzistojë një institucion i tillë. 7 marsi nga një festë kombëtare që ka një histori konkrete, me godina e ngjarje konkrete do të kthehet në një imazh abstrakt.Ky ndryshim dhe këto pasoja që përmendem, për nga përmasat e ndikimit në kulturën tonë, e llogarisin këtë veprim në listën e veprave qartësisht antikombëtare.

Por sot vjen dhe reagimi i parë ku Instalacioni i ABC-së dhe bankat e vjetra do të rikthehen në muzeun e arsimit ne Korçë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.