Kalon brigje, kalon male,
Skënderbeu në finale,
sonte shkruam historinë
bardh-e-kuq thurrëm lavdinë.
Është një ëndërr që vazhdon
gjithë Europa e dëgjon,
SA I MADH JE SKËNDERBE
kampion ishe, kampion je.
Jemi ne djemtë e MBRETIT
mes për mes i hyjmë detit,
bardh-e-kuq flamur anije
o sa shumë na ka hije.
Çfarë s’të bënë, e çfarë nuk hoqe
O I MADHI SKËNDERBE,
midis zjarrit prapë s’u dogje
shkrepëtive si rrufe.
Sa gëzim ka Korça jonë
SKËNDERBEUN ka në emër,
kjo fitore si jehonë
plot besim na ndez në zemër.
Jorgo Meksi kapiten
saktësisht rrjetën e çan,
dhe Berisha tek shpërthen
përmes detit si cunam.
Mbrojtja blindë e pamposhtur
kundërshtarin kap tek grepi,
rrjetën tonë e mban pa prekur
fantastiku ynë Rexhepi.
Tomas Menkshi 14.04.2021

