Mblidhet Kryesia e PD/Shkon në 9 numri i kandidatëve për kryetarin e ri të PD-së

Ka nisur sot rreth orës 18:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në total, në kampin blu janë nëntë kandidatë që do të garojnë për të marrë drejtimin e partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.Në rend të ditës është shqyrtimi dhe më pas miratimi i kandidatëve që do të garojnë për kreun e partise

Në mbledhje mungonte kryedemokrati, Lulzim Basha për të shmangur konfliktin e interesit, ndërsa ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të drejtuar mbledhjen.


Lulzim Basha largohet nga selia e PD-se

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të zhvillohen në 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”.

Cilet do jene kandidatet ?

Formularin për të kandiduar për kryetar e kanë plotësuar Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi

Ndersa Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari janë 4 kandidatët që kanë plotësuar formularin në minutat e fundit.

Kandidatët do të kenë 12 ditë kohë për të zhvilluar fushatën në të gjithë strukturat e PD-së në rrethe, ndërkohë që 13 qershori do të jetë dita e votimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.