Tërmet në Greqi/ Ja epiqëndra dhe sa ishte magnitura

Greqia është zgjuar sot e tronditur nga një tërmet i shkallës 4.9 Rihter. Qendra e tërmetit ishte 22 kilometra në juglindje të Heraklionit,Krete. Banorët janë zgjuar të tronditur pasi dridhja sizmike u ndje veçanërisht në ishull. Gjithashtu tërmeti u pasua nga katër goditje të tjera me madhësi 3 deri në 3.5 të shkallës Rihter.

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve, Efthymios Lekkas,duke folur për SKAI 100.3, theksoi se “ky tërmet nuk shkakton shqetësim” dhe shtoi se “këto janë madhësi normale për rajonin”.

Tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme, duke thyer dritare e çarë mure,ndërsa ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët. Ata kanë pësuar dëme të mëdha nëpër shtëpi, ndërsa pronarët e marketeve dhe lokaleve u përballën në mëngjes me produkte e sende të rëna në tokë, kur hapën dyert e bizneseve të tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.