Kur nga Korça në Tiranë, ishte vetëm 1 orë !

“Korça është një qytet që të habit, është i pastër, shumë i pastër, madje qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta të shtruara mirë, pa qenë e plehra nëpër këmbë…” (Edith Durham) .

Parisi i vogël”, apo “Korça e serenatave”!


Quajeni si të dëshironi, qytetin e Mësonjëtores së Parë!

Bekuar me një natyrë të mrekullueshme, qyteti i vogël juglindor i Shqipërisë është përplot thesare. Ruhen aty, trashëgimi kulturore në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulture etj. Por kësaj here, do të sjellim në vëmendje Korçën e fluturimit të parë me avion./Konica.al

Më 14 mars 1925, u nënshkrua kontrata koncesionare, me afat dhjetëvjeçar, midis qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga ministri i Punëve Botore dhe i Bujqësisë, Kostaq Kotta, dhe shoqërisë gjermane “Adria Aero Lloyd”, të përfaqësuar nga i ngarkuari i saj Otto Habermehl. Ashtu siç e parashikonte kontrata, shërbimi ajror fillimisht kryhej dy herë në javë, në linjat e rregullta Tiranë-Shkodër, Tiranë-Vlorë, Tiranë-Korçë dhe kthim.


Fluturimi i parë, në linjën Tiranë-Vlorë, u krye më 30 maj 1925, ndërsa në linjat Tiranë-Shkodër dhe Tiranë-Korçë, më 1 qershor 1925.

Transporti ajror ndërmjet kryeqytetit dhe qyteteve kryesore të Shqipërisë, ishte një zgjidhje për një udhëtim të shpejtë për pasagjerët, tregtarët, postën dhe për mallra të caktuara, prandaj në vitet që pasuan ai njohu një zhvillim të konsiderueshëm.


Më 6 mars 1927, gazeta “Telegraf” njoftonte se shoqëria gjermane “Adria Aero Lloyd” ia shiti koncesionin e saj shoqërisë italiane “Ala Littoria S.A.”.

Fluturimi Tiranë-Korçë zgjaste vetëm 1 orë! Avionët ishin të vegjël, me helikë dhe pilotoheshin nga aviatorë italianë. Nisja nga Tirana bëhej në 7.00 të mëngjesit dhe mbërrinte në Korçë në orën 8:00, kurse nga Korça nisej në orën 8:30 dhe mbërrinte në kryeqytet, në 9:30.

Fluturimi, pas vitit 1930, bëhej çdo ditë.

*** Në fotografinë kryesore: Fusha e aviacionit në Korçën e viteve ’30-të/Konica

Shihemi në tetor/ Arbana Osmani: “Big Brother po rikthehet me formatin VIP”

”Big Brother Albania” po rikthehet por këtë herë me formatin VIP. Aludime nuk ka më, prezantuese do të jetë Arbana Osmani, e cila përmes një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, ka shfaqur disa nga momentet triumfuese të konkurrentëve të edicioneve ndër vite të “Big Brother”.

Postimi i plotë


13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:)

Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna.

Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip.


Përgjaken rrugët e Shqipërisë / Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin në Elbasan

Vijojnë të përgjaken rrugët e Shqipërisë nga aksidentet. Pas përplasjes së këmbësores 50-vjeçare në Tiranë, një tjetër këmbësor ka humbur jetën tragjikisht në rrugën Elbasan-Peqin. Policia njofton se është përplasur për vdekje 70-vjeçari I.H., nga një mjet tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi S.H., 61 vjeç.

Elbasan/ Informacion paraprak


Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Marina Vjollca në pritje të ëmbël?/ Ja detajet të cilat shtojnë dyshimet

Marina Vjollca prej kohësh nuk është më aktive në rrjete sociale siç ka qenë më parë që ndante pothuajse çdo gjë me ndjekësit nga jeta e saj e përditshme. Kjo i ka bërë ndjekësit të ngrenë dyshime se biondja seksi mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të parë. Edhe postimet e fundit Vjollcës në Instagram, e tregojnë atë të veshur me bluzë të gjerë ose duke përdorur objekte të ndryshme për të mbuluar barkun. Së fundmi, një tjetër detaj ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të mundhsme.


Miku i Marinës, Eraldo Rexho, ka treguar gjatë intervistës për “Pushime On Top” se në muajin shtator “Revista Ëho” do të sjellë një personazh që pret të bëhet nënë.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”,- tha Rexho duke i bërë të gjithë të besojnë se bëhet fjalë për Marinën dhe Getoar Selimin.
Ai shtoi se prindërit e fëmijës janë të dy të famshëm, ashtu siç janë dhe Vjollca dhe Selimi.

Postimi i fundit i Marinës në Instagram është bërë rreth tre javë më parë. Fotot seksi me bikini nga pushimet verore këtë sezon mungojnë po ashtu.
Getoari dhe Marina u martuan në vitin 2017 në një ceremoni madhështore me shumë të ftuar VIP. Historia mes tyre ka nisur nga komunikimi në Instagram.


“Ka qenë një histori shumë e avashtë. Kemi dashur që lidhja të mbetej private, por ka qenë e pamundur”,- tregoi në atë kohë Marina,duke shtuar: “Në fillim kemi patur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë…deri sa erdhi njëoment dhe më tha: ‘Dua të takohemi bashkë’”.

Tragjike/ Dy makina përplasin njëra pas tjetrës këmbësoren! Arrestohen dy shoferët (VIDEO)

Një këmbësore raportohet se ka ndërruar jetë në Tiranë, pak minuta më parë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, në rrugën “Besim Alla”. Identiteti i këmbësores nuk bëhet me dije dhe as shkaku i aksidentit. Ngjarja bëhet edhe më tragjike teksa zbardhen rrethanat e saj. Sipas burimeve nga vendngjarja, gruaja është përplasur fillimisht nga një makinë që lëvizte me shpejtësi. Më pas, mjeti që ndodhej mbrapa e ka shtypur gruan sepse nuk ka mundur të frenojë në kohë. Fatkeqësisht, nga dy përplasjet gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë arrestuar të dy shoferët.

Njoftim i Policisë:


Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas pushimeve në Shqipëri, Dua Lipa mahnit fansat me pozat hot me bikini në Ibiza

Pushimet e Dua Lipës vijojnë. Pas Shqipërisë, ku nisi sezonin veror, këngëtarja me famë botërore po relaksohet në Ibiza. Dua e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një palë bikini interesante.


“Delta” në Greqi rrit infektimet/ Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 4 mijë të infektuar

Situata e Covid-19 në Greqi nuk është aspak e mirë. Autoritetet shëndetësore në raportin ditor kanë bërë me dije se janë raportuar të infektuar mbi 4 mijë persona. Sipas raportit shëndetësor, në krahasim me një ditë më parë, shifrat janë dyfishuar. Mediat greke shkruajnë se një ditë më parë ishin infektuar nga 2 mijë e 218 persona, ndërsa sot, 4 mijë. Ndërkohë, humbën betejën me armikun e padukshëm 16 pacientë, ndërsa mbi 250 të tjerë po marrin trajtim intesiv, në intubim. Autoritet theksojnë se varianti Delta ka pushtuar vendin.


Përmbysja e varkës në Gjirin e Lalëzit, policia: “Dyshohet se 23-vjeçari është mbytur”

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme te Gjiri i Lalëzit në Durrës. Një 23-vjeçar është mbytur në det, ndërsa mësohet se ai po drejtonte varkën së bashku me një person tjetër.

Njoftimi i policisë:


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.

Media franceze promovon bukuritë e Shqipërisë: “Një vend që ka gjithçka për të të joshur “

Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të shumta, që tërheqin çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota. E mesa duket, plazhet, malet e objektet historike e kulturore të vendit tonë i kanë ‘tërhequr’ vëmendjen edhe medias franceze ‘Franceinfo‘, që ka shkruar një artikull, duke i dhënë ‘zë’ bukurive të Shqipërisë. Duke e cilësuar vendin tonë “Tajlanda e vogël”, ‘Franceinfo’ shkruan se Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe se në vendin tonë ndodhen disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.

Artikulli i publikuar nga ‘Franceinfo’


Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por tërheq çdo vit e më shumë turistë. Nga bregdeti i mrekullueshëm, te vendet historike, kjo republikë ballkanike ka gjithçka për të të joshur.

Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj. Në horizont, kështjella të ngritura. Në bregdet, një përzierje të ngjyrës së gjelbër dhe asaj blu. Mirësevini në Shqipëri , një destinacion shumë i arritshëm në Evropë. Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël”, plazhi është shumë i populluar nga turistët e huaj, si disa francezë që kanë shkuar me pushime në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019


Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t’i akomoduar ata, hotelet po shtohen në bregdet me dhoma me çmime 50 euro për natë. Udhëtarët mund të ikin nga plazhi për të zbuluar pasuri të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s, Butrinti. E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.

Sonila Meço largohet nga Ora News

Sonila Meço është larguar nga Ora News. Kjo konfirmohet nga vetë gazetarja, me anë të një statusi të gjatë. Për momentin ajo nuk thotë se ku do të shkojë dhe pse u largua nga Ora News.

Postimi i Meços

Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh.


Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh, duke e bërë atë që thua, tregon e pasqyron më të rëndësishme se imuniteti ndaj kritikës, presioni i numrave të audiencës, sulmi i pushteteve të çdo lloji, interesat financiare të momentit të pronarëve, hallet personale dhe grackat e influencës.

Në momentin që kupton këtë je gazetar i lirë, i lirë edhe për të ikur, për t’u rikthyer, për të zgjedhur ku të vijosh të tregosh histori, realitete, të analizosh e kontribuosh pa menduar logon. Sepse sot, në suferinën teknologjike, të gjithë mund të jenë potencialisht gazetarë.

Por në ndryshim nga fillesa, mjeti nuk është më vetëm televizioni, vëmendjen e merr edhe thjesht një vezë mbi tavolinë me 27 milion pëlqime, ndërsa ndikimi ende mbahet, ai është ende i mbrojtur nga raporti i drejtë dhe i vërtetë me publikun e publiken.

Ndaj sot, me gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pronarit dhe drejtuesve për realizimin e Tempora-s në RTV Ora kam vendosur t’i jap fund prezencës sime në këtë logo televizive, ku kemi kaluar ditë të jashtëzakonshme e sfida të ethshme për të vijuar të bëj atë që kam bërë gjithmonë, gazetarí dhe media.

Duke rezistuar në dëshirën për të bërë një punë të paqme e jo thjesht një punë. Unë mbetem Sonila…siç kam dhënë prova vazhdimisht (edhe pse kam mësuar të jem ok edhe me ata/ato që kanë njohur a kanë dashur të shohin veç njërën anë të historisë në situatat kur shpesh më shumë se rrallë jam ndodhur jo për zgjedhjen time).

Dhe si Sonilë do t’ju drejtohem gjithmonë, pavarësisht logove televizive. Shihemi së shpejti…