Përmbysja e varkës në Gjirin e Lalëzit, policia: “Dyshohet se 23-vjeçari është mbytur”

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme te Gjiri i Lalëzit në Durrës. Një 23-vjeçar është mbytur në det, ndërsa mësohet se ai po drejtonte varkën së bashku me një person tjetër.

Njoftimi i policisë:


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.