Shqipëria nën flakë/ Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë !

Një kontingjent i FSK-së është nisur sonte për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare në luftimin e zjarreve të shumta që kanë shpërthyer.Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook duke cituar :Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira


I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!


Mbërrijnë 45, 630 doza të Pfizer në Shqipëri, Rama: “Vaksinohu, shfrytëzoni ditët e gushtin”

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të hëne bën me dije se 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza”.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se deri më tani numri i dozave ka shkuar në mbi 1.8 milionë.

45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ????duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar???? të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19”, shkruan Rama.


‘Nder i madh’, Rama mirëpret në jug të vendit dy kampionet olimpike të Kosovës në Tokyo 2020

Kryeministri Edi Rama ka takuar në jug të vendit dy fitueset e medaljeve të arta në sportin e xhudos në lojërat Olimpike, Tokyo 2020 Nora Gjakovën e Distria Krasniqin. Kreu i qeverisë bën me dije se ka mik pritur dy kampionet e arta olimpike, se bashku me trajnerin e tyre fenomenal Driton Kukën dhe miqtë e tjerë.

Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trajnerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë. Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.’- shkruan kryeministri Rama.


Përpjekja e fundit /Avokatët e Barcelonës tentojnë bllokimin e transferimit të Messit te PSG

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona duket se do të ketë shumë kthesa në të ardhmen, me katalanasit që pretendojnë se PSG nuk mund të nënshkruajë me ikonën argjentinase, për shkak të problemeve të tyre financiare.Avokatët e klubit po tentojnë të bllokojnë transferimin e “Pleshtit” te skuadra franceze. Në kampin katalanas po mundohen të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për t’i ndalur parizienët që të “rrëmbejnë” yllin argjentinas.


Avokatët e Barcelonës kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Europiane të Apelit dhe pretendojnë se PSG nuk mund të firmosë me yllin argjentinas për shkak të gjendjes së rëndë financiare që kanë.Mes të tjerash në ankesë vihen në dukje fakti që PSG i ka bilancet më keq se Barcelona në raport me Fair-Play Financiar. Në 2019-20 bëhet me dije se raporti i pagave dhe të ardhurave të PSG ishte 99%, kurse te Barcelona 54 %.

Vlen të theksohet se vetë Messi konfirmoi në konferencë për shtyp i përlotur, se ai do të largohet nga Barcelona këtë verë pas një jete në klub dhe tani është duke përfunduar detajet e kontratës së re me PSG.

Serbët “zbulojnë Shqipërinë, mediat e Beogradit: “Blini prona në bregdetin shqiptar, janë shumë lirë!”

Media serbe “B92” i ka kushtuar një shkrim “vërshimit” të qytetarëve serb në bregdetit shqiptar kohët e fundit. “B92” e ka krahasuar bregdetin tonë me atë të Malit të Zi dhe sipas saj, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.

Pjesë nga shkrimi:


Ne po kërkojmë prona të paluajtshme pranë bregdetit, por edhe në bregdet. Shqipëria, me sa duket, ende konsiderohet një vend në rajon me çmime shumë të ulëta për metër katror, dhe përveçse blejnë prona të paluajtshme për pushime, ato blihen edhe si investim, duke llogaritur se tregu do të kapë trendin e rritjes. Disa thonë për Shqipërinë sot se është në të njëjtat rrethana siç ishte Mali i Zi në kohën kur toka e tij u ble në masë nga rusët.

Me kalimin e kohës, përveç rusëve, turqit filluan të vijnë në Mal të Zi, por gjithnjë e më shumë serbë në këtë vend fqinj blenë prona të paluajtshme. Sot, me sa duket, historia me një prirje të tillë në Mal të Zi është e plotë, dhe besohet se një prirje pothuajse e ngjashme e pret Shqipërinë. Numri më i madh i pronave të listuara për shitje në faqet e internetit të agjencive lokale janë apartamente pranë detit, por ka edhe një numër të madh shtëpish dhe vila luksoze.

Për shembull, për një apartament të mobiluar pranë detit në Sarandë, Vlorë, Durrës, duhet të lini mënjanë, në shumicën e rasteve, 1.000 deri në 2.500 euro për metër katror, por këto apartamente më të shtrenjta janë apartamente jashtëzakonisht luksoze në komplekse. Çmimet e metrave katrorë të shtëpive dhe vilave variojnë në të njëjtën gamë. Larg detit, edhe sot, pasuritë e paluajtshme disi më pak të njohura në këto vende kushtojnë më pak se 1.000 euro.


Apartament i mobiluar me dy dhoma gjumi 100 metra katrorë në Sarandë, pranë detit dhe me pamje të jashtëzakonshme nga deti, kushton 109,000 euro. 1,090 euro për metër katror. Në Vlorë, një apartament me dy dhoma gjumi 85 metra katrorë, i mobiluar plotësisht dhe buzë detit për vetëm 85,000 euro, ose 1 mijë euro për metër katror. Blic gjithashtu gjeti disa apartamente nën çati me dy dhoma gjumi në Durrës prej 100 metrash katrorë me një çmim prej 1,100 euro për metër katror, pra 110,000 euro në total.

Eshtë e nevojshme të theksohet se të gjitha këto janë apartamente të pajisura plotësisht, vetëm dhjetë metra nga plazhi dhe 5 minuta nga qendra e qytetit. Në Dhërmi , gjetëm apartamente luksoze, për ata me xhep më të thellë, por kur merrni parasysh pamjen, madhësinë dhe pajisjet e këtyre pronave dhe i krahasoni me tregjet e tjera, ato janë gjithashtu të lira. Për shembull, gjetëm një apartament me dy dhoma prej 97 metrash katrorë me vlerë 225,000 euro, d.m.th. 2,319 euro për metër katror.

Situata e zjarreve/ VOA: Shqipëria me teknikën më të prapambetur në Europë

Dëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe këtë vit, ndërsa qeveritë vendore kanë pak kapacitete për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 dhe 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar. ndërsa teknika është më e prapambetura në Evropë. Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëmte të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre.


Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës por mjetet duhen përmirësuar pasi janë të vjetra, thotë për Zërin e Amerikës Kujtim Bizhga një drejtues me përvojë në zjarrfikëset e Gjirokastrës.

“Kemi 4 automjete zjarrikëse, por janë shumë të vjetra. Sado që pëpriqemi t`u bëjmë shërbime përsëri ato na lënë në baltë në ndërhyrjet tona pasi çdo gjë e vjetër sado ta riparosh mbetet e vjetër. Ka ikur koha e këtyre makinqve pasi janë edhe të ngadalta. Nëse një zjarri nuk i del në kohë kur ai merr përmasa të mëdha më vonë është shumë vështirë ta përballosh, do mjete të tjera, shumë forca ,mjete nga ajri.”

Sipas zotit Bizhga edhe teknika në përgjithësi e zjarrfikësve në Shqipëri është më e prapambetura në Europë dhe burimet njerëzore kanë nevojë për trajnin. Punonjësi me përvojë thotë se shërbimi zjarrfikës duhet të jetë i centralizuar.

“Shërbimi zjarrfikës duhet të centralizohet pasi ke mundësi me mjete dhe forca të përqëndruara që ti përballosh situatat e vështira. Të paktën të bëhet rajonal, të organizohet në mënyrë më profesionale dhe të trajnohen focat”.

Bashkitë e tjera më të vogla të Qarkut të Gjirokastrës kanë nga 12 efektiva dhe nga një mjet për fikjen e zjarreve, të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla të përhapjes së zjarreve.


Zoti Bizhga thotë se faktori më i rëndësishëm për vënien e zjareve janë barinjtë që kërkojnë të përmirësojnë kullotat ndërsa një pjesë e zjarreve janë edhe aksidentale.

“Ne këtë vit morëm masa prandaluese si edhe vitet e tjera duke zhvilluar fushata ndërgjegjësuese, duke bërë një punë paraprake që njerëzit të binden që të mos vënë zjarre për të mos rrezikuar pronat e tyre. Jemi takuar me blegtorë, me pushtetin vendor, kemi organizuar shërbime vullnetare, kemi organizuar shërbim ruajtje me qëllim që të mos përhapen zjarre. Por ka njerëz të papërgjegjshëm dhe për mua shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Këto zjarre vendosen nga blegtorë, thjesht për ineteresa të tyre për të krijuar kullota dhe për të kaluar një dimër të mirë.”

Policia e Gjirokastrës ka kryer tre procedime penale dhe janë vendosur edhe disa gjoba për zjarret e këtij viti. Një problem madhor për dëmet nga zjarret në Shqipëri është edhe mos-sigurimi i pronave nga zjarri.

Asllan Karagjozi ,specialist në tregun e sigurimeve thotë se pronat që vihen si garanci për bankat sigurohen nga zjarri ndërsa pjesa tjetër ëshë e papërfillshme.

Interesi është shumë i vogël, madje dhe në ato raste kur kostatohet është kur bëhet disi i detyrueshëm si në rastet kur jepen kredi nga bankat dhe duhet të sigurohet kolaterali apo ndonjë veprim tjetër i detyruar shtetëror që shërbimi publik është i imponuar me sigurimin nga zjarri.

Zoti Karagjozi thotë se në Shqipëri ka pak edukim për sigurimet dhe duhet rritur ndërgjegjësimi sidomos për të zgjeruar tregun e sigurimeve për rastet e dëmeve nga zjarret.

“Nuk besoj se 100% e rasteve të neglizhencës nga qyetarët është sepse u mungon buxheti. Jo, mungon ajo që quhet edukatë siguruese tek qyetarët. Ne intersohemi më shumë për sigurimin e një makine persanale se sa të shtëpisë, ndërkohë që sigurimi i një makine është tre herë më i lartë se sigurimi i shtëpisë”.

Zjarret u sollën shumë banorëve në zonat ruale në Gjirokastër dhe më gjerë dëmtime të mëdha sidomos në drufrutorë për të cilat ata ishin kujdesur me vite. Për të gjitha dëmet ata nuk mund të përfitojnë dëmshpërblime, pasi nuk i kanë pronat të siguruara. /VOA/

Pipero: Delta transmetohet brenda 5 minutave nga një person tek tjetri,nuk jep kollë apo vështirësi në frymëmarrje

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se varianti Delta ka të njëjtat shenja si gripi normal, por gjendja mund të agravojë. Pipero sqaron se Delta përhapet nga një person në tjetrin brenda 5 minutave, ndryshe nga variantet e tjera, duke u bërë më i rrezikshëm ndryshe nga varianti fillestar i COVID, pacientet e prekur nga delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje.


Pipero :Nëse një person me Covid dikur për tu infektuar donte 15 minuta, ndërsa tani bëhet më pak se 5 minuta. Mendoj se rastet e shtruara janë Delta, por nuk kemi rekorde të plota laboratorike,”Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare. Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë. Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar.”

“Prekje e gjerë e sistemit pulmonar, së dyti përgjigje inflamatore sistemike, e agravuar. Një përgjigje jo adekuate ndaj virusit. Do të thosha, një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për t’u mundësuar që të shpëtonin. Ishin nga ato forma tejet të rënda të Covid në përgjithësi.”


“U kërkoj falje qytetarëve për dobësitë e treguara!”/ Mitsotakis: “500 milion euro ndihmë për të prekurit nga zjarret ”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot një paketë ndihme financiare në vlerë prej 500 milionë eurosh për të prekurit nga zjarret në Atikë dhe Evia.Paratë do të shpërndahen drejtpërdrejt, përmes procedurave dixhitale, pa burokraci, theksoi kreu i qeverisë. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi një program të veçantë rindërtimi për ishullin Evia. Gjatë konferencës për shtyp paditen e sotme, kryeministri kërkoi falje personalisht për dobësitë, ndërsa premtoi se dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësitë do t’i atribuohen aty ku e sheh të arsyeshme.


Ditët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për vendin tonë prej dekadash. Ne dhamë, dhe akoma japim duke vazhduar betejën me gjithë fuqinë tonë. Por ne po përballemi me një fatkeqësi natyrore me përmasa të pashembullta: brenda pak ditësh, 586 zjarre shpërthyen në të gjitha skajet e Greqisë. Shtrirja e katastrofës, veçanërisht në Evia dhe Atikë, errëson zemrat e të gjithëve. Dhe së pari kërkoj falje për çdo dobësi që ekziston. Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të djegura. Edhe pyetja e zemëruar e atyre që kërkojnë, për shembull, ndihmë ajrore, pa e ditur nëse avionët e zjarrfikësve po operonin diku tjetër apo nëse kushtet ishin ndaluese. Megjithatë, reagimet tona nuk duhet të jenë të verbra. Çdo dështim do të identifikohet. Dhe përgjegjësitë do të caktohen kurdo dhe kudo që është e nevojshme. Çështja e parë, tani për tani, janë zgjidhjet.

Ne tashmë kemi siguruar nga Fondi i Rimëkëmbjes burime të konsiderueshme për ripyllëzimin, kryesisht në Evia dhe Atikë. Ndërsa sot miratova një buxhet shtesë prej 500 milionë eurosh veçanërisht për këto zona. Dhe nëse është e nevojshme, do të ketë ndihmë shtesë nga BE. Basti ynë është të bëhemi modele të një fillimi të ri, të një rifillimi dinamik, të cilit kam besim se institucionet, bizneset dhe, mbi të gjitha, vetë shoqëria civile do t’i përgjigjen,” tha ndër të tjera Mitsotakis.

Shqiptarët në Greqi bëhen bashkë/ Mbledhin ndihma për të prekurit nga zjarret: “Nuk ekziston më “ata dhe ne”, jemi bashkë!”

Vatra të shumta zjarresh kanë zhytur Greqinë në një situatë kaotike, prej mëse një jave. E gjithë bota ndjek e shokuar katastrofën biblike me pasoja të frikshme ekologjike, flakët e pangopura që përpijnë gjithçka, pyje, shtëpi, kafshë të pambrojtura, biznese të shumta, ndërsa njerëzit largohen me shpejtësi të tmerruar, në dëshpërim të thellë.


“Nuk është hera e parë që përjetojmë situata të tilla, gjatë 30 viteve tona në Greqi. Por është gjithmonë si hera e parë! E njëjta asfiksi, të mbytur në trishtim të thellë, në solidarizim të plotë me vendasit”, shprehen shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Le të shtojmë në reportazhet e shumta të këtyre ditëve se shqiptarët emigrantë -sa pa vend ky epitet sot- të Greqisë janë një pjesë e pandarë e shoqërisë greke. Që do të thotë se në pamjet e egra që kamerat transmetojnë pafund, mes vullnetarëve zjarrëfikës apo njerëzve të tmerruar që luftojnë me sakrifica e vetëmohim për të shpëtuar sadopak nga katastrofa, ka dhe shumë shqiptarë.

Të pranishëm dhe sot, jo vetëm mes listës së të dëmtuarve, por edhe në solidarizimin e plotë, duke kontribuar prekshëm për të lehtësuar sadopak këtë krizë të thellë. Të shumta inisiativat, si nga organizata apo shoqata, ashtu dhe nga grupe individësh apo bizneset e shumta të shqiptarëve. Mediat sociale gjithashtu kanë marrë flakë, për të reaguar urgjentisht.

Në Kretë, në Athinë, në zonat e djegura janë të vazhdueshme thirrjet për mbledhjen e ushqimeve, pijeve freskuese apo sendeve bazë higjienike, siç kërkohen nga zonat e prekura. Disa prej tyre, komuniteti shqiptar në Kretë ka filluar mbledhjen e ndihmave, në bashkëpunim me pushtetin lokal në zonën e Chania.

Komuniteti Shqiptar në Greqi bashkon fuqitë me Forumin Grek të Emigrantëve, Forumin Grek të Refugjatëve e organizatat anëtare në mbledhje të ndihmave, sipas kërkesave të zjarrëfikësve e banorëve që vijojnë përpjekjet heroike. Një grup i madh emigrantësh, anëtarë të shoqatave të ndryshme si Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi e të tjera bashkohen me pikë takimi biznesin e familjes Abazi në zonën Glifadha “To Horiudhaki”, me një thirrje të mirëorganizuar në rrjetet sociale. E nismat vijojnë çdo ditë, disa të publikuara e të dukshme, disa në heshtje, njësoj domethënëse.

Historia e hidhur ndoshta përsëritet shpesh në Greqinë e nxehtë edhe pse sivjet duket se përbindëshi kërcënon gjithë rajonin, por paralelisht funksionon dhe si një kujtesë me fakte të prekshme të nivelit të plotë të integrimit të shqiptarëve në shoqërinë greke të BE-së, si dhe të solidarizimit të plotë mes dy popujve fqinj.

Zjarr edhe në Pogradec, përfshihet nga flakët masivi pyjor në zonën e Mokrës

Një tjetër vatër zjarri në vend, tashmë në masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec, e njohur si Guri i Nikës. Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat. Ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore pasi zona është terren malor dhe i thyer dhe shuarja e flakëve është e pamundur me mjetet e zjarrfikësve.


Shqipëria nën flakë/ Igjeum tregon Qarqet më të rezikuara nga zjarri

IGJEUM ka njoftuar qytetarët se sot pasdite dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel i moderuar rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër. Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme. Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet. Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:


në bregdet: 25 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.

Robi plaket kur don vetë”/ Hygerta Sako feston sot ditëlindjen

Edhe pse në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo u shpreh se nuk i pëlqente që njerëzit vazhdonin ta identifikonin si “Miss Shqipëria”, është e vështirë ta “ndash” Hygerta Sakon nga titull pasi vijon të jetë po aq e bukur sa në 1995-n, vit kur edhe rrëmbeu kurorën e më të bukurës në vend.Madje nëse do ta krahasonim sot edhe asajkohe, me siguri nuk do të gjeni ndonjë ndryshim të madh, por moshën nuk mund ta fshehësh dhe Hygerta këtë gjë nuk e ka bërë kurrë. Sot ajo feston datëlindjen, e si gjithmonë ka gjetur mënyrën më të këndshme për të zbuluar vitet që ka.

Ajo ka postuar disa foto në në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihet e veshur me një bluzë në të cilën lexon: ”Vajzë ti e bën 44-vjetorin të duket kaq bukur”, të cilave u ka bashkëngjitur përshkrimin “Robi plaket kur don vetë. Gëzuar ditëlindjen për mua! 44”.


Ulen rastet e reja me COVID, 69 qytetarë të prekur ,1 humbje jete

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh. Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,046

Testime totale 932,991
Raste pozitive 133,981
Raste të shëruara 130,439
Raste Aktive 1,082
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 382
Shkodër 161
Vlorë 114
Elbasan 103
Fier 90
Lezhë 63
Durrës 52
Berat 48
Kukës 25
Gjirokastër 21
Korçë 17
Dibër 6

E rëndë ! Motori hedh në ajër këmbësoren në Tiranë, plagoset 55-vjeçarja…!

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në bulevardin ‘Gjergj Fishta’. Drejtuesi i një motomjeti, shtetasi M.P, 30-vjeç ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe.E plagosura është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

. Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.