Manastirliu nxjerr shifrat: “Mbi 1.2 milion vaksinime anti-Covid deri më sot”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nxjerr shifrat e të vaksinuarve në vend.Manastirliu në një postim në Facebook, shkruan se në vendin tonë janë bërë të paktën 1,221,640 vaksinime ndaj koronavirusit. Ajo shprehet se mbulesa vaksinale duhet të rritet edhe me tej.Ministrja u bën ftesë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende që t’i drejtohen qendrës më të afërt të vaksinimit.

POSTIMI I OGERTA MANASTIRLIUT NË FACEBOOK

1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale. Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç.”

S’i shkonte mendja askujt/Policia arreston 79-vjeçaren…drejtonte rrjetin e trafikut të drogës…!

Janë arretuar tre shtetas spanjoll në Portugali, nën akuzën e trafikut të drogës.Mes të arrestuarve është një grua 79-vjeçare, e identifikuar nga hetuesit si drejtuesja e dyshuar e rrjetit të trafikut të drogës. Pas dëshmisë së saj u arrestuan dhe të tjerët, dy burra të moshës 26 dhe 60 vjeç, banorë të Alicante dhe Blanes (Girona). Organizata kriminale kishte një strukturë hierarkike ku gruaja 79-vjeçare ushtronte funksionet e drejtueses së grupit, përveçse ishte dukshëm dhe pronare e kompanisë për të cilën ajo kryente procedurat e importit dhe menaxhimit tregtar .


Zjarri në Athinë kërcënon zonat e banuara/ Autoritetet thirrje banorëve: “Mos hapni dritaret!”

Zjarret po kërcënojnë edhe zonat e banuara pranë kryeqytetit grek, Athinës.
Situata është tepër dramatike pasi janë dhjetëra banesa e fabrika të djegura, por për momentin asnjë dëm në njerëz.
Deri tani janë raportuar 14 evakuime nga banesat të cilat u dogjën ose rrezikoheshin të digjeshin, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje kujtdo që ka informacion, nëse në një zonë ka njerëz të izoluar apo persona që nuk kanë mundësi të lëvizin, të raportojnë dhe të largohen menjëherë në repartet e shumta të mbrojtjes civile.
Përveç flakëve, problem i madh është edhe tymi toksik i cili frikshëm po i shkon kryeqytetit të vendit dhe kryeministri i ka bërë thirrje banorëve të mos hapin dritaret, të mos qëndrojnë në rrugë nëse nuk kanë arsye urgjente, madje nëse kanë mundësi të largohen nga kryeqyteti për shkak të tymit toksik, jo për gjë tjetër.
Megjithatë situata është nën kontroll, nuk pritet të ketë përshkallëzime. Dhjetëra forca zjarrfikëse janë në zonë dhe po përpiqen të shuajnë flakët.


Dritan Hila :”Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë …?“

– Nga Dritan Hila

Sorrento, Kapri, ishujt grekë do ishin ende skuta të panjohura të Mesdheut nëse drejtuesit e turizmit të këtyre vendeve nuk do kishin ndjekur një strategji “smart” marketingu. Ajo që i bën të veçantë këto zona nuk janë bukuritë natyrore por ajo çfarë përfaqësojnë. Rruga e rivierës tonë nuk ka asgjë më pak sesa riviera sorrentine. Madje të jeni të sigurtë që plazhet e jugut tonë nuk kanë të krahasuar me bregun e tyre i cili ka pak të tillë. Ishujt grekë, ca më pak e ca më shumë janë të një bukurie që mund ta gjesh edhe në bregun jonian. Shto këtu vijën tonë ranore që fillon nga Zvërneci dhe mbaron në Velipojë, e cila pavarësisht shfrytëzimit barbar, ende në veri është e mrekullueshme.


Por grekët dhe italianët ndoqën tjetër strategji. Nuk u morën me fletëpalosje por ftuan xhirimin e filmave të Hollywood-it. Sot askush nuk do ta njihte Kaprin apo Sorrenton pa filmat e Clark Gable, Brigite Bardot, Sofia Loren, Marcello Mastroiani apo poetë si Pablo Neruda. Fati i italianëve që kishin aktorë të mëdhenj dhe po aq regjisorë të klasit botëror. Ishujt grekë nuk do ishin ky pol turizmi pa i bërë të njohur Anthony Quinn me Zorba-n e tij apo telenovelat amerikano-latine.

Këtë vit Dua Lipa, një yll i skenës botërore me 70 milionë ndjekës, vjen në Shqipëri duke i bërë një reklamë të pashoqe vendit. Jo vetëm emri i saj por edhe origjina janë një marketing i jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që nëse do të bjerë vala e pandemisë, vitin tjetër dy milionë turistë shtesë do t’i kemi vetëm fansa të Dua Lipës. Do ishte produktive nëse do bënin diçka të tillë edhe Bebe Rexha dhe Rita Ora. Kurse operatorëve shqiptarë iu mbetet që të përputhin çmimin me shërbimin që ofrojnë, ndërsa intelektualët mos të mallëngjehen me vajzën që shet misra, por të bëjnë të paktën tifo për këtë eveniment që për fat është shqiptare dhe ka emrin Dua Lipa dhe pa shpenzuar asnjë cent na bën publicitet që vlen miliona e miliona dollarë

Kishte ngritur “shtëpi bari” në një magazinë/ Arrestohet 24-vjeçari shqiptar (Foto)

Agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës kanë a rrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili kishte përdorur një magazinë industriale në West Industrial Estate, në Juglindje të vendit për të ngritur një plantacion të brendshëm të m arijuanës. Shoqata e Kompanive të poligonit të lartpërmendur paraqiti një ankesë në Policinë Kombëtare për plantacionin, për shkak të erës së fortë që dilte nga magazina industriale përmes disa tubave nxjerrës të ajrit.


Era e pagabueshme e marijuanës dhe aktiviteti 24-orësh i makinerive të ajrit të kondicionuar, i shtynë agjentët të hetojnë dhe të përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit të m arijuanës.

Kur agjentët hynë dhe kontrolluan magazinën, të ndarë në 5 dhoma, ata sekuestruan 820 bimë marijuane me një lartësi të përafërt prej 60 centimetra, 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, 6 kondicionerë, 6 filtra të ajrit të kondicionuar.

I a rrestuari jo vetëm që po hetohet për t rafik d roge, por ai është a rrestuar edhe për një k rim të mashtrimit me energjinë elektrike pasi Policia verifikoi se si ai siguronte shërbimin elektrik për të gjitha instrumentet e përdorura për kultivimin e d rogës që kishte qenë në mënyrë ilegale të lidhur me rrjetin publik të energjisë elektrike.

Tragjike/ Makina përplas këmbësorin 19-vjeçar(Detajet)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, në rrugën “Besëlidhja”. Burime policore bëjnë me dije se mejti me drejtues F.P ka aksidentuar një këmbësor me iniciale P.P, 19-vjeç. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 20:30, në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë, mjeti me drejtues F. P ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – thuhet në deklaratën shterpë të policisë.

U plagos gjatë përpjekjeve për të shuar flakët/ Ministri Peleshi viziton në spital ushtarin e asfiksuar: “Gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar në spital ushtarin e Forcave të Armatosura, që u asfiksua nga flakët në Gjirokastër.Teksa publikon një foto nga dhoma e spitalit, Peleshi thekson se gjendja e ushtarit Edlir Goxhaj është e qëndrueshme.

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan ministri Peleshi.


Pika e re kufitare me Malin e Zi/ Rama fton Podgoricën që të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”

Nga sot Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe, por për kryeministrin Edi Rama ndërtimi i infrastrukturës është hap i pamjaftueshëm nëse mes dy vendeve nuk hiqen burokracitë dhe barrierat tarifore.

Rama: Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë të re. Mjafton të angazhohemi dhe ta bëjmë këtë hapësirë mes dy vendeve, hapësirën në të gjithë rajonin, një hapësirë ku sundojnë katër liritë e BE; liria e lëvizjes së njerëzve; liria e lëvizjes së mallrave, e lëvizjes së kapitaleve, e lëvizjes së shërbimeve.

Kryeministri i Malit të Zi: Kjo do të thotë që ne njëri pa tjetrin nuk mundemi ndërsa bashkë ne mundemi të realizojmë dhe te forcojmë jo vetëm ekonominë. Duhet të kemi besim që rruga jonë e vetme është ajo drejt Bashkimit Europian. Mali i Zi nuk është pjesë e nismës Ballkani i Hapur, por si një ndër iniciatorët e këtij projekti , Kryeministri Rama kërkon që edhe ky shtet të behet pjese . Për shkak të Serbisë nisma që synon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve në rajon refuzohet nga Kosova, por Rama këmbëngul që ajo të lerë mënjanë paragjykimet.

Rama: Ky është edhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë, në kuadër të procesit të Berlinit, së bashku me Presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që është një nisëm gjithëpërfshirëse dhe jopërjashtuese që është një nisëm që synon pikërisht këtë; në të gjitha vendet e rajonit tonë, pra përfshirë edhe Malin e Zi , Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndihen të lirë, të lëvizin të lirë dhe të gjithë sipërmarrësit të ndihen me të njëjtin dinjitet siç ndihen sipërmarrësit europianë kur lëvizin brenda BE. E nëse sot për të hyrë në BE të gjithëve ju duhet të presin, nuk ka pse të presin për të hyrë nga një vend i yni në një vend tjetër. Kosova është një ndër kundërshtarët mët ë ashpër të nismës Ballkani i Hapur duke bojkotuar takimet e mbajtura deri me tani në kuadër të këtij projekti.

E pazakontë/ Refuzoi të bënte vaksinën anti-COVID,infermierja pushohet nga puna..,

Një infermiere në Terni është pushuar nga puna pasi refuzoi të merrte vaksinën anti-covid. Ajo shkoi deri në gjykatë për të apeluar vendimin, por gjyqtari e hodhi poshtë kërkesën e saj, dhe e e gjykoi masën e dhënë ndaj saj si “adekuate dhe proporcionale”. Gruaja, përgjegjëse për të ndihmuar të moshuarit mohoi bërjen e vaksinës në shkurt, duke thënë se ishte kundër një trajtimi shëndetësor – argumentoi ajo – ende i një natyre eksperimentale, pa i ditur më parë efektet e tij.Gjykatësi, megjithatë, konfirmoi legjitimitetin e dispozitës duke deklaruar se punonjësi duhet të “respektojë – lexon urdhëresën – detyrat e sakta të kujdesit dhe sigurisë për mbrojtjen e integritetit psiko -fizik të tij dhe të të gjithë palëve të treta me të cilat vjen në kontakt “.


Hueyda el Saied i uron ditëlindjen bashkëshortit: “Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë”

Prej disa vitesh, Hueyda el Saied është vendosur në Luksemburg ku ndan jetën mes pikturës, letërsisë, Gabrielit, i cili duhet thënë që është kopje perfekte e saj dhe Thierry-t, dashurisë së saj të madhe, me të cilin po jeton ditët më të bukura të jetës. Ky i fundit feston ditën e sotme ditëlindjen dhe Hueyda nuk i ka kursuer fjalët e ëmbla për të, njeriu që di të jetë jo vetëm bashkëshorti i mirë, por edhe një baba po aq i denjë. Në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet Thierry herë vetëm e herë me familjen e tij të bukur, ajo shkruan:

Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë. Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”.


Shoferi serb me Fiat shkakton aksident të trefishtë/ Plagos një grua dhe një fëmijë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Xibrakë. Përmes një njoftimi për media, policia njofton se një automjet tip “Fiat” me drejtues T.S., 43 vjeç nga Serbia është përplasur me një “Volkswagen”, me drejtues R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë dhe me mjetin tip “Opel”, me drejtues E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd. Për pasojë është plagosur drejtuesja e “Volkswagen” bashkë me fëmijën e mitur.

Njoftimi i policisë:


Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Xibrakë , mjeti tip ” Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe, është përplasur me mjetet tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë, dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.

Aksi rrugor Librazhd-Elbasan, Xibrakë

Vrau gruan në Greqi/ Shqiptari:Dëgjova regjistrimet e marrëdhënieve jashtëmartesore “Më tradhtoi, i blinte dhurata të dashurit saj”

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan në banesën e tyre në Greqi, është lënë në burg nga gjykata. Mediat bëjnë me dije se ai ka ndryshuar dëshminë para trupit gjykues duke deklaruar se ajo nuk ishte në gjumë në momentin që ai i mori jetën. Ndersa detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares nga burri i saj shqiptar në Dafni të Greqisë. Në daljen e tij para gjykatës burri vrasës fajësoi gruan e tij, duke pretenduar se ajo e kishte tradhtuar dhe kështu i “mjegulloi” mendjen.

40-vjeçari shqiptar tha:


Dua të theksoj se jam shkatërruar, “ tretur” mendërisht dhe jam penduar për atë që kam bërë, ndaj shkova në polici dhe tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje jo vetëm autoriteteve, por kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm. Nuk duhet të kisha vepruar kështu. Nuk e dija se çfarë po bëja, isha i hutuar! Dëgjova regjistrimet e marrëdhënieve jashtëmartesore të gruas sime jo vetëm në shtëpinë tonë, por në dhomën e fëmijës sonë. Po e dëgjoja dhe më erdhi marramendje, kisha filluar të çmendesha. Ajo shpenzonte para për t’i blerë dhurata të dashurit saj.

Greqia e tronditur nga vrasjet në famije/ Ish-kryeministri Tsipras:”Çfarë egërsie i armatos duart e vrasësve?”

Ish-kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka reaguar i shqetësuar në Facebook lidhur me vrasjen e sotme në Larisa dhe një sërë ngjarjesh të rënda në familje që kanë tronditur prej disa muajsh shtetin helen:

“Zemërim dhe zi për një tjetër vrasje, këtë herë të një nëne të tre fëmijëve në Larisa. Unë jam thellësisht i shqetësuar dhe i shqetësuar.


Çfarë saktësisht po ndodh në shoqërinë tonë?

Çfarë egërsie i armatos duart e vrasësve?

Cila klimë, veçanërisht në kohët e fundit, favorizon përshkallëzimin e këtyre krimeve?

Cili është efekti i “normalitetit” të ndarjeve të bazuara në gjini dhe racë, seksizëm, zhvlerësim të grave, i cili tenton të imponohet nga forcat më konservatore të politikës dhe pushtetit?

Por mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri, si shtet dhe si qytetarë për t’i dhënë fund këtij tmerri?


E vetmja gjë me siguri është se nuk mjafton të mbash zi dhe të zemërohesh. Ne duhet të veprojmë. Para së gjithash, ne duhet të njohim realitetin e pamëshirshëm të gjymtimit gjenital femëror dhe shkaqet e tij. Mosnjohja e tyre nga Shteti është një arsye për përjetësimin e fenomeneve të dhunës me bazë gjinore.

Dhe Shteti duhet të ndalojë trajtimin e departamenteve të dhunës në familje që ne krijuam në EL.AS si një fishekzjarre komunikimi.

Për t’i stafuar ata me shkencëtarë dhe staf të specializuar, për t’u bërë një litar shpëtimi të vërtetë. Dhe që EL.AS të përmbushë rolin e saj shoqëror, duke parandaluar dhe jo vetëm duke shtypur.

Sepse vrasja, siç tregojnë zhvillimet tragjike, nuk është një rrufe në ajër, por rezultat dramatik i dhunës sistematike në familje. Dhe dhuna në familje, siç dihet, ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare. Por kur raportohet dhe kur policia kryen rolin e vet.

E rende/ Ky është 64-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në Asim Zenel,Gjirokastër

Një person humbi jetën ditën e sotme në përballje me flakët në Gjirokastër. I moshuari që humbi jetën raportohet se është shtetasi Andrea Haxhiaj. Zyrtarisht Haxhiaj është viktima e parë e zjarreve në vend. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Lunxhërisë në fshatin Asim Zenel. Një reagim ka ardhur edhe nga ministri Peleshi, i cili e cilësoi si të rrezikshme vatrën në Lunxhëri-Antigone, duke u bërë thirrje banorëve që të zbatojnë urdhrin për evakuim.


Njoftimi policise per ngjarjen

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”. Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E mrekulluar nga bukuritë antike dhe gjurmët e historisë/ Dua Lipa vazhdon të eksplorojë Shqipërinë – ndalesa e saj e radhës në Butrint

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon vizitën e saj turistike në jugun e Shqipërisë.Ajo së fundmi ka vizituar qytetin antik të Butrintit, duke u njohur nga afër me historinë e qytetit të vjetër shqiptar.Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e saj në këtë vend, ku duket se ka ngelur e mrekulluar nga bukuritë antike dhe gjurmët e historisë.