Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh. Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve. Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 410 Të shëruar në 24 orë 46 Të shtruar në spitale 39 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 5,252
Testime totale 952,866 Raste pozitive 135,550 Raste të shëruara 130,634 Raste Aktive 2,453 Humbje jete 2,463
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Një 24-vjeçar ka goditur me grusht në kokë efektivin e policisë në Pogradec. Bëhet me dije i riu me iniciale A. M., 24 vjeç, banues në Fier, mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë dhe ka goditur me grusht në kokë, njërin prej tyre. Pas kësaj ngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut nga Fieri.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.
Në kuadër të kontrollit për zbatimin e planit të masave anti-COVID për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, policia e Librazhdit ka “goditur” një tjetër rast në fshatin Mirakë. Për shkak se ka vijuar muzikën edhe pas orarin të përcaktuar për mbyllje, pronari i lokalit A.T, u konstatua nga policia dhe u gjobit me masën administrative prej 1.000.000 lekësh.Apelet janë të vazhdueshme për administratorët dhe pronarët e lokaleve në mënyrë që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrim aktiviteti.
Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje. Policia ndërkohë vijon hetimet për rastin pasi dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë dhe Devoll.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Emigranti”, ku 49-vjeçari në banesnë e tij falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, leje kalimi për në shtetet e huaja për emigrantët e paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.
Policia greke shkatërron një bandë të trafikut të kanabisit dhe heroinës që vinte nga Shqipëria. Mediat greke raportojnë se 8 anëtarët e kësaj bande janë identifikuar, ndërkohë që 3 prej tyre po mbahen në qendrat e paraburgimit.Po ashtu thuhet se vlera e sekuestruar nga policia është rreth 300,000 euro. Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë.
Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në fjalë ishte dhe një grua shqiptare dhe një greke. Hetimi për këtë grup trafiku nisën më 18 mars kur u ndalua një prej anëtarëve të kësaj bande.Mësohet se në sediljen e automjetit të tij u gjet një paketë kërpi e papërpunuar që peshonte një kilogram e 100 gramë, ndërsa në shtëpi iu konfiskuan kanabis i papërpunuar me peshë 750 gram, 32 pilula droge dhe një peshore elektronike.
Një anëtar tjetër i organizatës u arrestua më 24 mars, ndërsa në makinën e tij u gjetën 16 pako heroinë që peshonin gjithsej 8 kilogramë dhe 13 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 13 kilogramë e 950 gramë.Së fundi, më 3 prill, dy anëtarë të organizatës u arrestuan kur u nisën për në një zonë të pyllëzuar të Janinës për të marrë dy çanta që përmbanin 21 pako kërp të papërpunuar që peshonin në total 25 kg e 850 gramësh, ndërsa ata ishin vendosur nën mbikëqyrje policore.Dosja në fjalë iu dorëzua Prokurorit Publik të Janinës, ndërsa shqiptarët akuzohen për organizim kriminal, import, fshehje, transport dhe trafik droge dhe pastrim parash të aktiviteteve kriminale.
Policia ka zbardhur një ngjarje të “çuditshme”, ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ksamil. Mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;
-Makawitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.
Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare Olivier Laurence inspektuan sot në mëngjes zyrën e aplikimit në Njësinë nr 5 në Tiranë. Doracaj njoftoi se të hapura do jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.
“Duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të muajit gusht zyrat e aplikimi do i shërbejnë qytetarëve që nga ora 08:00 deri sa të mbarojë edhe qytetari i fundit në radhë për të përballuar fluksin e qytetarëve për pasaporta dhe ID.
Të hapura nuk do të jenë vetë zyra e aplikimit por janë edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark për të ofruar shërbimin edhe gjatë të shtunave.
Do ju lutesha që përgjatë procesit të aplikimit për të shmangur grumbullimin e shtetasve, jemi në kohë pandemie, të bëni procedurën duke aplikuar online në e-Albania për orën dhe numrin që të mos rrinë në radhë”, tha Doracaj.
Tenori i njohur, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama në emer te te gjithe kosovareve që të anulojë performancën e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë. Në postimin e tij në rrjete sociale, tenori thotë se mund të zgjedhë kë të dojë nga artistët, përfshirë edhe Lahajn vetë, për të festuar me muzikën e bukur shqipe.
Postimi i plotë
Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.
Vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti janë përballuar me një situatë të “sikletshme” mbrëmjen e djeshme. Ata ishin duke zhvilluar një koncert, por teksa po këndonin këngën popullore “Barbaro vasiliko”, në Gjirokastër akrepat e orës shënuan 11:01,patrulla e policisë shkoi menjëherë për t’i ndërprerë..,
Në videon e publikuar nga Stefi në llogarinë e tij të “Instagram” dëgjohet vëllai i tij, Endri i cili thotë: “O shefi vetëm një minutë”.
Ndryshe nga Shqipëria që është e hapur dhe pa kushte për të gjithë turistët, dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia kanë ndjekur tjetër praktikë. Duke u nisur nga praktika e ditëve të fundit, aeroporti i Rinasit kujton formularin PLF-së, i domosdoshëm për t’u plotësuar 24 orë përpara udhëtimit. E në rast se nuk e bën brenda këtij afati, fluturimi anulohet, ndonëse është paguar bileta.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga ‘Tirana International Airport’ drejt Greqisë dhe Italisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”, shkruan në njoftimin e tij aeroporti i Rinasit, duke bashkëngjitur dy formularët për të udhëtuar në dy vendet fqinje, Greqi dhe Itali.
Gjithashtu, ata kanë dhe kushte të tjera shtesë.
Italia, testin PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.
Ndërsa Greqia, kërkon test COVID, ose një dëshmi që personi ka kaluar virusin apo certifikatën e vaksinimit me katër llojet e njohura dhe miratuara në BE-ja.
Është vetëm 13 vjeç, por Efi Gjika është kthyer në një prej artisteve shqiptare që po mahnit botën. Efi është një artiste e kompletuar që nga pamja e deri tek talenti i saj në këndim, duke arritur në një moshë kaq të re suksese të njëpasnjëshme.
Së fundmi ajo ka performuar në një koncert humanitar në Kanada në “Motion Charity Concert”. Në hyrje të koncertit ka mbajtur fjalim kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen që kanë dhënë për këtë koncert dhe artistët që performuan.
Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, ka ngritur një shqetësim për ata turistë, kryesisht serbë, që kur vijnë në Shqipëri, marrin me vete ushqime dhe produkte të ndryshme, madje edhe letrat e banjos. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shtron pyetjen nëse këta numërohen si turistë të huaj, pasi e vetmja gjë që sjellin në vend, janë kazanë me mbeturina.Lapaj shton gjithashtu se ndoshta turistët serbë e bëjnë këtë dhe për arsye sigurie.
Postimi i plotë:
Numërohen si turistë të huaj këta që kur shkarkojnë makinën te dhoma e plazhit kanë me vete patate, speca, letër banje, ujë, vezë, bostan e deri te mielli bukës?
Ndoshta këta të Serbisë i sjellin për arsye sigurie! Çështje besimi.
Turistë që Shqipërisë më shumë i lënë kazanë me mbeturina se para.
Një infermiere e re shqiptare ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga covid-19. Lajmin e trishtë e bën me dije “Shoqata e Infermierëve Shqiptarë”, duke njoftuar në rrjetet sociale se infermierja 28-vjeçare nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut, Lindita Alimi ka ndërruar jetë për shkak të Covid.
“Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova,Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites,” shkruhet në postim.
Maqedonia e Veriut, ashtu si Shqipëria po përballet me një valë të re të infektimeve, ndërsa situata është kritike në Kosovë ku prej disa ditësh, rastet me Covid në 24 orë i kanë kaluar 1000 të prekur.
Për herë të parë ajo nuk u paraqit në punë. Dhe fëmijët, të cilët sapo ishin nisur për pushime, u përpoqën përsëri të kontaktonin prindërit e tyre, por pa sukses. Kjo ishte pikërisht shenja paralajmëruese e një tragjedie të rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik Italian.Një tragjedi që ishte planifikuar në detaje dhe që përfundoi me dy viktima, Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina.
Shkëlqim Bedeli, 56-vjeçar i papunë, sipas hetimeve e mbyti gruan e tij Shegushe Paeshti, 55 vjeç, para se të varte veten. Në banesën dy katëshe ku çifti jetonte, ditën e enjte u zbuluan trupat e dy viktimave, gruaja gjendej e shtrirë pa jetë në shkallët, e lidhur me parmakun e shkallëve dhe me shenja të dukshme dhune në qafën e saj ndërsa ai gjendej jo shumë larg, i vetëvarur në të njëjtin parmak.
Në dy letrat që ai kishte lënë në tavolinë, një për policinë dhe një për fëmijët Shkëlqim Bedeli, kishte treguar se ai nuk duronte dot më, stresi dhe zhelozia e kishte detyruar atë të ndërmerrte një veprim të tillë. Pasi ai besonte se gruaja e kishte tradhtuar atë dhe kishte një lidhje jashtëmartesore. E ndërkohë që të gjithë janë të shokuar për atë që ka ndodhur, tre djemtë familjes janë kthyer nga pushimet si tre jetimë. Fëmijë të një tragjedie që nuk e prisnin kurrë dhe brenda pak orësh ata e gjetën veten pa nënë apo baba dhe dëshmitarë të skenave të paharrueshme.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 3,493 raste të reja të Covid-19 në Greqi, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 531 967. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 235.24 persona kanë mdrruar jetë,ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13 182 vdekje.