Reshje shiu dhe shtrëngata/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon si do të jetë moti në orët në vazhdim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se deri mesditën e nesërme në gjithë vendin tonë do të vazhdojnë reshjet e shiut.

Njoftimi i plotë:


Situata e paqendrueshme që ka përfshirë vendin në ditën e sotme është pasojë e kalimit të masave më të freskëta dhe të lagështa. Në afatin kohor nga mesnata deri në mesditën e nesërme reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jetë prezente si pasojë e qarkullimit të së njëjtave masa.

Më të prekura do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta. Më tej moti do të vijë drejt kthjellimit. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 14°C deri në 29°C

zonat e ulëta 16°C deri në 33°C

zonat bregdetare 18°C deri në 31°C

Marca jep lajmin e bujshëm:“PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini i kanë përafruar qëndrimet lidhur me transferimin e Kylian Mbappes drejt kryeqytetit spanjoll. Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marca, është pranuar nga klubi francez. Kjo për faktin se PSG e ka analizuar situatën dhe ka vendosur se është zgjidhja e vetme e përshtatshme,pasi në fund të sezonit mbape mund të largohet me parametrat zero.Në anën tjetër, Reali ka vazhduar të veprojë sipas ligjit dhe në mënyrë korrekte, ndërsa me pëlqimin e Mbappe gjithçka ishte në favor të Los Blancos. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar.


Burimi : Marca

COVID-19, në Greqi /Mbi 3.500 të infektuar ,28 viktima në 24 orë

Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas autoriteteve të shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3538 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 573.605.Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 28 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar13,539 viktima.


Zëri Amerikës: “Sonte pas mesnate mbërrin në Shqipëri avioni i parë me afganë. Ja ku do strehohen”

Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00 të mëngjesit. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.


Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra. Ndërsa prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij, autoritetet shqiptare janë shprehur se do të presin disa mijëra. Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për të paktën 4 mijë persona.

Pas mbërritjes në aeroport, grupi i qytetarëve afganë do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa do të kryejnë dhe formalitetet burokratike. Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri./VOA

Champions: Përballje sheikësh në grupe, Juventus sfidon kampionët, Barcelona “makthin” Bayern, Milan në “grupin e ferrit”

Premtonte spektakël dhe kështu ndodhi. Shorti i Champions League për sezonin 2021-2022 prodhoi shumë grupe të forta, por ai i ‘ferrit’ është grupi B ku bëjnë pjesë Atletico Madrid kampione e Spanjës, Liverpool 6 herë fitues i këtij kompeticioni, Porto dhe Milan, që u rikthye në shtëpinë e kampioneve pas 7 vitesh. I pafat ‘djalli’në këtë short, por që pritej duke patur parasysh që mori pjesë nga vazo e katërt.


Dy përballje ‘miliardash’ do t’i prodhojë grupi A aty ku Manchester City ‘peshkoi’ Paris SG, që këtë merkato vere ka mbledhur ‘yjet’ e futbollit. Skuadrat e tjera që plotësojnë grupin janë Leipzig dhe Club Brugge.

Ndërkohë Interi, që është shortuar në grupin D ka pothuajsë të njëjtët rivalë si vitin e kaluar kur nuk mundi të kalonte grupin për të tretin vit radhazi. Zikaltërit që ishin në vazon e parë do të përballen me Real Madrid, Shakhtar Donestk dhe Sherif Tiraspol. Moldavët janë skuadra e kualifikuar për herë të parë në Champions League, ndërsa është kundërshtari i vetëm që Inter, Real Madrid dhe Shakhtar nuk kishin sezonin e kaluar në grup.

Në grupin E kampionët e Gjermanisë Bayern Mynchen janë shortuar me Barcelonën, Benfica-n dhe Dinamo Kiev. Në letër dy vendet e para që kualifikohen për në fazën tjetër duken të prenotuara, ndërsa Benfica dhe Dinamo Kiev do luftojnë për vendin e tretë që të dërgon në Europa League.


Interesant për të mësuar vendin e parë të kualifikuar është edhe grupi H. Kampionët e Europës në fuqi Chelsea kundërshtarin më të fortë kanë Juventusin. Lukaku do të kthehet sërish në Itali dhe rivalin më të madh do të ketë sërish klubin bardhezi. Dy skuadrat e tjera të grupit H janë Zenit dhe Malmo.

Në grupin F Villareal që sezonin e kaluar fitoi Europa League do të përballet me Manchester United, ndërsa të paktën në letër vendin e dytë do ta diskutojë me Atalanta-n. Grupin ndërkohë e plotëson Young Boys.

Dy grupet më më pak emra të mëdhenj janë C dhe G. Në grupin C bëjnë pjesë Sporting, Dortmund, Ajax dhe Besiktas. Sakaq në grupin G janë shortuar sëbashku Lille, Sevillia, Salzburg dhe Ëolsburg.


Grupi A

1-Manchester City

2-Paris SG

3-Leipzig

4-Club Brugge

Grupi B

1-Atletico Madrid

2-Liverpool

3-Porto

4-Milan

Grupi C

1-Sporting Lisbone

2-Borusia Dortmund

3-Ajax

4-Besiktas

Grupi D

1-Inter

2-Real Madrid

3-Shakhtar Donetsk

4-Sherif Tiraspol

Grupi E

1-Bayern Mynchen

2-Barcelona

3-Benfica

4-Dinamo Kiev

Grupi F

1-Villareal

2-Manchester United

3-Atalanta

4-Young Boys

Grupi G

1-Lille

2-Sevillia

3-Salzburg

4-Volsburg

Grupi H

1-Chelsea

2-Juventus

3-Zenit

4-Malmo

Fouristrada përplaset me pemën/ Një person mbetet i bllokuar, nxirret me mjete duke prerë derën dhe dërgohet me urgjencë në spital!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë. Një mjet fuoristrade i cili udhëtonte në këtë zonë, mësohet se është përplasur me një pemë në anë të rrugës dhe si pasojë ka mbetur i bllokuar një person. Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe dy personat e tjerë të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Aksidenti në Muzinë, policia: “Mes 5 viktimave edhe 2 turistë nga Ukraina, po udhëtonin në furgon”

Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë, në Qafë Muzinë ku furgoni i linjës Tiranë-Sarandë u përplas me një “Land Rover” dhe përfundoi në greminë. Siç u konfirmua më herët 5 pasagjerë, së bashku me shoferin e furgonit humbën jetën gjatë aksidentit, ndërsa e vetmja e mbijetuar ishte 25-vjeçarja, G.D, e cila u nxorr e gjallë dhe që ndodhet në spital me fraktura të lehta jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 2 turistë nga Ukraina.

Policia njofton se kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Ndërsa, në mjetin tip “Land Rover”, që ishte dhe shkaktari i aksidentit R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover),kanë mbetur të dëmtuar por jashtë rrezikut për jetën.

Informacion shtesë.


Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti tragjik me 5 viktima/ Kjo është vajza 22-vjeçare që drejtonte fuoristradën (VIDEO)

Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë, duke iu marrë jetën pesë personave, ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë. Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, e cila shkaktoi aksidentin e sotëm në Qafë-Muzinë. Ajo po drejtonte “Land Rover”-in me shpejtësi të lartë dhe në Qafë Muzinë i preu rrugën furgonit me pasagjerë. Drejtuesi i mjetit Bardhi Proda kreu disa manovra në mënyrë që të shmangte përplasjen me fuoristradën, por përfundoi në greminë bashkë me pasagjerët që kishte në furgon. Rënia nga 25 metra lartësi bëri që pesë persona, mes tyre edhe vetë Proda të humbisnin jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, një prej të cilëve është vajzë, 21 vjeçe. Për në spital është transportuar edhe Çelhaga pasi është plagosur nga aksidenti, ndërkohë që dy pasagjeret që ndodheshin me të në automjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Me “Land Rover” me qira, 22-vjeçarja hodhi në greminë furgonin! Kjo është makina që goditi furgonin

Një aksident tragjik ndodhi sot në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë, në Qafë Muzinë ku furgoni i linjës Tiranë-Sarandë u përplas me një “Land Rover” dhe përfundoi në greminë. Ndërkohë, mësohet se vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

Aksidenti me 5 viktima në Gjirokastër/ Flet motra e te mbijetuarës : “Zoti është i madh ! “

E vetmja që u nxor gjallë nga furgoni në aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, është Greta Kaberdini, 25 vjeçe. Mes lotësh, motra e saj ka treguar se një ditë më parë 25 vjeçarja i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe. Me furgon, e reja po shkonte në Sarandë, aty ku ishin me pushime e motra e saj.


Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu më tha, ka thyer krahun. Kam pasur 1 komunikim 1 minutë. Nuk ka fat më të madh që është gjallë. Motra po vinte te unë se ishim në Sarandë, më tha që dje se ka një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.

Mësohet se vazja që ka mbijetuar ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur të shpëtojë nga një aksident mjaft i rëndë që u regjistrua mesditën e sotme.

E frikshme/ 888 raste të reja me Covid në Shqipëri, tre jetë të humbura (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën më të afërt të vaksinimit.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.
Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888
Të shëruar në 24 orë 274
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885
Raste pozitive 142,253
Raste të shëruara 132,086
Raste Aktive 7681
Humbje jete 2,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80

Mbërrijnë në Spital të plagosurit e aksidentit tragjik në Muzinë /VIDEO

5 jetë të humbura dhe disa të plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidentit në Qafën e Muzinës, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Mesohet se qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që pas përplasjes me një makinë tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Ja pamjet e momentit të mbërritjes në spitalin e Gjirokastrës të të plagosurve.


Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një “Land Rover” që drejtohej nga një grua. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë.

Njoftimi i Policise se Shtetit

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Policia e Gjirokastrës: 5 jetë të humbura nga aksidenti tragjik/ Momenti kur e plagosura në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë dërgohet në spital

Policia e Gjirokastrës fillimisht ka konfirmuar vdekjen e 4 personave nga aksidenti në Muzinë. Por pak më vonë përmes një njoftimi tjetër, thuhet se bilanci është rritur duke shkuar në 5 persona. Ndërroi jetë edhe një tjetër pasagjer i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë. Ndersa zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër ku mendohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një “Land Rover” që drejtohej nga një grua. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë.

Njoftimi i i Policise :Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Shqiptarja rrëfen dhunën nga burri: “Më detyronte të bënim s*ks pa dëshirë, më rrihte

Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë.Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti. Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht. Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork.


“Diçka që nuk e kam ditur kurrë për të, ka qenë që është i dhunshëm”, tregon Mërgimja. Tri ditë pasi u vendos në banesë, nisi zënka e parë mes çiftit.

Më kujtohet kemi qenë në dhomë të gjumit, ai ka qenë duke folur diçka dhe unë vetëm e kam kthyer kokën dhe i kam thënë se nuk dua ta dëgjoj”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Menjëherë pas kësaj, ajo thotë se burri e kapi nga krahu dhe kokën e saj e mbajti të mbështetur në shtrat duke ia zënë frymën për rreth 30 sekonda.

“O Zot, çfarë po ndodh”, ishte gjithçka që Mërgimja mund të mendonte pasi thotë se ende nuk po e perceptonte se burri i saj, mund ta lëndojë në atë mënyrë.


Vetëm një javë më vonë, Mërgimja nisi punën dhe atë ditë, bashkëshorti e sulmoi dhe ia zuri frymën sërish, pas zemërimit se ajo kishte përdorur deodorant në kuzhinë.

Aq ka qenë shokuese dhe këtë e kam marr si dështim personal. Unë e lashë punën, familjen dhe shoqërinë (në Kosovë). Truri im nuk e perceptonte se unë jam v iktimë e dhunës”, thotë ajo.

Sulmet vazhduan, sipas saj, për arsye nga më të ndryshmet.


Kur ai vendoste të më rrihte, unë e dija. Çfarëdo që unë do të thosha nuk kishte rëndësi”, tregon Mërgimja.

Ndër sulmet e shpeshta, sipas Mërgimes, përfshinin kafshime të duarve deri në gjakosje, shuplaka e grushte e deri në torturë që mos ta linte Mërgimen të flinte.Ajo detyrohej edhe të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, ndryshe do ta rrihte.

“Abuzuesit dhe viktimat nuk dallohen vetëm në dukje”
Duke u ndierë fajtore dhe shumë e frikësuar për t’i treguar familjes së saj, Mërgimja duroi torturë fizike për një kohë të gjatë.

Ndihmë nuk gjeti as nga familja e bashkëshortit, të cilët i thanë se “duhet ta rrudhësh gojën” dhe se “gratë e kërkojnë [d hunën]”.

Ajo tregon se ndihej e pashpresë edhe për faktin se gjendej e vetme, në një vend të huaj.

Pata dalë njëherë nga shtëpia duke vrapuar deri te Stacioni i Policisë, por më ka zënë dhe më ka kthyer”, tregon ajo.

“E dija që nuk do të më besonte askush sepse është njeri sharmant”, tregon Mërgimja.

Diçka që ajo thotë se duhet ta dijë çdokush, është se d huna në çift ndodh te njerëzit e profileve të ndryshme.Ajo thotë se edhe aftësitë manipuluese të abuzuesve dhe ndjenja e fajit të v iktimës, bën që v iktimat të heshtin.

Abuzuesit janë në të njëjtën kohë manipulantët më të mirë në shoqëri. Të manipulojnë aq shumë, sa që të bëjnë të dyshosh realitetin tënd”, thotë ajo.

Kulmi i kësaj situate arriti në vitin 2018. Ajo arriti ta incizojë atë, duke siguruar prova për sulmet që ia kishte bërë. Policia e arrestoi bashkëshortin e saj. Ai kaloi një natë në burg, u dënua me punë të detyrueshme – shërbim në komunitet dhe u dërgua në një program rehabilitues lidhur me abuzuesit.

Mirëpo qetësia e Mërgimes i erdhi me urdhërin mbrojtës, që i siguronte asaj që bashkëshorti nuk do ta kontaktonte apo t’i afrohej, përndryshe do të dënohej me pesë vjet burgim. Ajo tanimë vazhdon jetën atje dhe programet në SHBA i kanë ndihmuar të sigurojë lejeqëndrimin si dhe të marrë ndihmë psikologjike. Megjithëse Mërgimja përjetoi d hunë në një shtet shumë më të zhvilluar se Kosova, ajo beson fuqishëm se kjo d hunë ka një burim në mendësinë patriarkale.

Problemi më i madh në Kosovë është që [disa] burra shqiptarë rriten në atë mënyrë që përnjëmend mendojnë që kanë të drejtë të dhënë nga Zoti që ta rrahin një grua dhe ta ‘bëjnë njeri’”, thotë ajo.

Protesta e revolta kundër dhunës ndaj grave në Kosovë, u nisën sërish ditëve të fundit pas rastit të vrasjes së vajzës 18-vjeçare, nga Ferizaj të dielën më 22 gusht. Të dyshuar për këtë vrasje janë partneri i saj dhe një burrë tjetër. Edhe Mërgimja i ka përcjellur reagimet lidhur me këtë rast, duke thënë se kultura e fajësimit të v iktimës dhe arsyetimit të abuzuesve po vazhdon të jetë prezente.

Dhunuesi është dhunues dhe marrja është e tij dhe kjo kurrë s’ka për të ndryshuar”, deklaron ajo.

Përveç që shteti, sipas Mërgimes, duhet t’i ketë mekanizmat e duhur për parandalim dhe dënim të d hunës ndaj grave, ajo thotë se shoqëria si dhe zëri i ngritur i v iktimave të kësaj situate, mund t’i ndihmojë v iktimat e tjera.

Nëse historia ime i ndihmon vetëm një gruaje tjetër, ta nxjerrë veten prej kësaj situate, unë jam më e lumtura në botë”, thotë ajo. /REL

Eli Fara humbi nënën/ E bija prek me fjalët për gjyshen e ndjerë: “Të shoh në fytyrën e mamit…”

Dje këngëtarja shume e dashur per publikun, Eli Fara, ndau me ndjekësit lajmin e hidhur se nëna e saj është ndarë nga jeta. Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara..E shtrenjta ime t’u prehte shpirti në paqe🙏🏻❤️” – është shprehur ajo mes tjerash në pak rreshta ku ka ndarë edhe një foto bardhë e zi të së ëmës.

Nuk kishin si të mungonin as disa fjalë të ndjera për gjyshen edhe nga vajza e Elit, Marina, e cila duket se po e vuan shumë këtë humbje. “Ti je këtu. Të shoh në sytë e dajës, të shoh në fytyrën e mamit. Të shoh brenda zemrës simë, ku do të jesh gjithmonë.”, shkruan Marina ndër shumë rreshta të tjera ku shpreh dhimbjen.