Burrë e grua qëllohen me armë pranë banesës / 50-vjeçari në sallën e operacionit në gjendje të rëndë, 41-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kamëz. Burrë e grua janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Të dy kanë mbetur të plagosur. Autori nuk është identifikuar akoma. Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, kurse burri është në operacion për momentin, është më rëndë.Është qëlluar në drejtim të çiftit të bashkëshortëvem, Preng Paluca dhe bashkeshortja e tij Antoneta Paluca.

Njoftimi i Policisë :


“Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në paris bëhen gati për prezantimin e Mesit /PSG rezervon Kullën Eiffel…!

Mesohet se Paris Saint-Germain, ka rezervuar Kullën Eifel lidhur me prezantimin madhështor për transferimin e legjendës Lionel Messit.

Sipas gazetarit të rrjetit televiziv ESPN, Diego Monroig, PSG rezervimin është bërë për të martën e 10 gushtit.


Armina Mevlani nis zyrtarisht pushimet, mahnit ndjekësit me bikini (Foto)

Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka nisur zyrtarisht pushimet.Këtë fakt e ka konfirmuar vetë blogerja e njohur, e cila ka publikuar në rrjete sociale disa foto me bikini në plazh.Ajo ka theksuar në fotot në fjalë linjat trupore, e duhet pranuar, është në një formë shumë të mirë.

Rikthehet i nxehti afrikan /Parashikimi….Gushti perfekt për plazh

Temperaturat e ditëve në vijim do të jenë sërish përvëluese. Për “Report TV”, meteorologu Hakil Osmani tha se dje ka patur një ulje temperaturash, por kjo fundjavë do të sjellë sërish rritje të tyre.Sipas meteorologut, nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, të arrijmë sërish temperaturën 40 gradë Celsius.


“Ditën e djeshme kemi pasur një rënie të vlerave termike me 6 gradë celsius. Nga 40 gradë, të premten me 34 gradë celsius. Megjithatë kjo fundjavë sjell një rritje më 2-3 gradë celsius, duke bërë që vlerat të luhaten në 35-36 gradë. Ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të freskëta. Valët e të nxehtit të tërhiqen nga territori shqiptar dhe duke e bërë situatën në vend më të favorshme.

Edhe në datën 20 gusht vendi do të mbetet në temperatura të larta. Nuk përjashtohen ditët e veçanta qënë disa lokalitetet të jenë temperaturat edhe afër 40 gradëve. Për sa i përket reshjeve të shiut kjo fundjavë mbetet në prezencën e kthjellimeve dhe nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve në territorin shqiptar.

Parametri i erës ka ardhur duke u dobësuar, duke bërë kështu që edhe flakët mos të ndihmohen nga parametri i erës. Mbetet me shpejtësi deri në 45 km në det të hapur, ndërsa në tokë shumë më pak. Edhe fundjava do të jetë me parametër ere të dobët. Për ato që do frekuentojnë bregdetin, moti do të jetë shumë i favorshëm,”– tha meteorologu, Hakil Osmani.

Bregovic në Korçë/ Fifi : ”Do jetë fyese dhe ofenduese për shqiptarët e Kosovës”

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin Bregovicin nga Festa e Birrës’. Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka kujtuar masakrat dhe të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe se për këtë një artist i tillë nuk duhet të jetë pjesë e atij evenimenti.

Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë”.

Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka thënë ajo.