Lot dhe dhimbje gjatë funeralit / I gjithë qyteti në zi për 4-vjeçarin shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës

Është përcjellë në banesë të fundit, vogëlushi shqiptar Aron Tila 4-vjeç, i cili vdiq për shkak të shembjes së ndërtesës, që ndodhi në periferi të qytetit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi pak ditë më parë. Ndërsa tragjedia e familjes shqiptar është trajtuar si ditë zie në qytetin e Torinës, në Itali. Dëshpërimi dhe dhimbja e nënës, Nertila dhe babait, Genci nuk përshkruhet me fjalë. Mediat italiane shkruajnë se flamujt u ulën në gjysmështizë.


“I gjithë qyteti u godit nga ky lajm i dhimbshëm, duke synuar të merrte pjesë në dhimbjen e familjes së fëmijës, me një ndjenjë emocioni dhe solidariteti” shkruajnë mediat italiane.

Aroni vdiq nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrëzua për shkak të një rrjedhje të dyshuar gazi që shkaktoi një shpërthim. Fëmija ishte në shtrat në dhomë duke fjetur, kur nëna e tij Nertila e pa veten poshtë rrënojave. Çifti shqiptar pak kohë më parë ishin shpërngulur nga Campania për të filluar një jetë të re në Torino, por fati nuk ishte me ata percjellin mediat Italiane

Shijon pushimet në Dhërmi, por në rrjete sociale lokacionin e vendos Greqi! Fansat dhe Enca thumbojnë Loredanën…

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë. Por ajo i çuditi fansat e saj kur në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory nga pushimet, kishte vendosur ishullin “Mykonos” si lokacion për pushimet e saj.


Edhe fotografitë e publikuara nga reperja tregojnë pamjet e Palasa Beach në Dhërmi ndërkohë lokacioni ishte Mykonos Greqi. Kjo ka irrituar tej mase fansat shqiptarë, të cilët e kanë kritikuar Loredanën për promovim të bregdetit të huaj kur realisht ndodhej në bregdetin shqiptar. E mesa duket një “taktikë” të ngjashme e përdori edhe këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Enca Haxhia. Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme nga pushimet në jug të Shqipërisë, ku shfaqej me bikini teksa shijonte plazhin.

Fillimisht, Enca vendosi lokacionin “Brazil” në një prej postimeve të saj, teksa shkruante më pas: “Ç’Brazil leshi, ku ka si PG”.

Në liqenin e Mykonos se u ngatërrova”, shkroi Enca në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji të pinokios, ku shihe me hundën e zgjatur – duke dashur kështu të simbolizojë gënjeshtrën.


Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, flakët jashtë kontrollit

Është riaktizuar nga era zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.


Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë e Maqedonisë, njofton news 24.

Në lidhje me vatrën e zjarrit, mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja.

Specialistët thonë se përhapja e madhe në sipërfaqe e zjarrit tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.

Epike/ I lodhur nga makinat që ecin me shpejtësi ,i moshuari del në rrugë me tharëse flokësh si radar shpejtësie….

Sa herë na ka ndodhur të dëshirojmë të kalojmë rrugën, por makinat vazhdojnë të kalojnë me një shpejtësi përtej kufijve të lejuar? Dhe sa herë na ka ndodhur të jemi në makinën tonë dhe të na parakalojnë shoferët që vraponin si të çmendur? Në Suedi, pikërisht në zonën e Stora Mellösa, pranë qytetit të Örebro, një i moshuar vendosi ta korrigjojë vetë.


Emri i tij është Ulf Schwerin, ai është 74 vjeç, dhe ai ka qenë prej kohësh i lodhur nga shoferët që ngasin me shpejtësi të madhe në rrugë. Ulf kujdeset shumë për Stora Mellösa, pasi ajo ka jetuar atje për mbi 40 vjet, dhe kujdeset veçanërisht për zonën përreth kishës lokale. Sipas tij, sinjalistika e vendit nuk është shumë efektive dhe nuk i tremb aspak shoferët të respektojnë kufirin prej 30 km / orë. Kështu, pasi i kishte përcjellë disa raporte komunës dhe autoriteteve pa marrë përgjigje, ai vendosi që duhej të bënte diçka.

Ai u frymëzua nga një postim që hasi rastësisht në rrjetet sociale. Në postimin në fjalë, një grua, pasi vajza e saj u përplas, u maskua si polic i t rafikut, duke drejtuar një tharëse flokësh drejt shoferëve. Kështu ai bëri të njëjtën gjë: vuri një jelek të verdhë, një kapelë dielli, mori tharësen e flokëve të gruas së tij dhe doli në rrugë.


U pozicionua në buzë të rrugës dhe filloi të shënjestronte çdo shofer që kalonte me tharëse flokësh. Për rreth një orë e gjysmë ajo frikësoi çdo shofer, të cilët ngatërruan Ulfin me një polic t rafiku. Sipas tij, shumë kanë filluar të ngadalësojnë apo edhe të frenojnë, në mënyrë që të mos marrin një gjobë.
Me sa duket truku i tij ka funksionuar vërtet, dhe shumë përdorues të webit e kanë parë atë si një njeri me një sens të fortë qytetar. Disa madje i kanë kërkuar të bëjë të njëjtën gjë edhe në zonat e tyre të banimit. Të tjerët, nga ana tjetër, filluan të pyesin nëse kjo zgjidhje ishte disi e paligjshme.

Mikael Cederblad, drejtuesi i grupit të departamentit të policisë së t rafikut në Örebro, ndërhyri në këtë drejtim. Burri konfirmoi se e gjithë kjo ishte me të vërtetë e ligjshme, përderisa ai nuk i ndaloi vërtet makinat dhe nuk u shfaq atje me një uniformë të vërtetë.

E rëndë/ COVID i merr jetën në moshë të re biznesmenit shqiptar

Një biznesmen shqiptar nga Kosova ka humbur jetës pas agravimit të gjendjes nga Covid-19. Lajmi për vdekjen e Faton Hotit është njoftuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit. Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm, dhe do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.